VIDEO/ Myrto Uzuni realizon dy super gola dhe një asist, ‘çmendet’ komentatorja spanjolle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myrto Uzuni është padyshim ylli i Granadës në këtë sezon. Talenti shqiptar ka marrë për dore skuadrën e tij, teksa në 9 ndeshje në kampionat ka arritur të realizojë 8 gola dhe 1 asist. Statistika të frikshme të 27-vjeçarit beratas, që po i magjeps të gjithë me klasin e tij.

Uzuni ishte protagonist absolut në triumfin e mbrëmjes së sotme, që skuadra e tij Granada arriti ndaj Gijonit me rezultatin 5-0, duke asistuar në golin e parë, teksa shënoi golin e dytë dhe të tretë. Realizimi fantastike nga ana e shqiptarit, që mrekulloi të pranishmit në stadium dhe jo vetëm.

Në përfundim të ndeshjes, Uzuni u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që qëndroi 65 minuta në lojë. Në 2 goditje në portë, shqiptari shënoi 2 herë, teksa e preku 25 herë topin, gjatë gjithë sfidës.

Golat e Uzunit “tërbuan” edhe një komentatore simpatike spanjolle, e cila komentonte për një televizion përballjen e sotme mes Granadës dhe Gijonit, ndërkohë që ka mbetur e mrekulluar nga golat e shqiptarit.

“Che golazo, golazo, Myrto Uzuni dëgjohet teksa brohoret në gjuhën spanjolle komentatorja simpatike”. Për më tepër shikoni videot speciale, të komentit të golave të Uzunit nga një komentatore femër:

Të fundit

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete, Monika me të shkurtra

Kuvendi u mblodh në seancë plenare këtë të hënë, pasi seanca e së enjtes u shty. Nga hyrja e deputetëve,...

Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është...

Izraeli paralajmëron sulm në Teheran

Izraeli ka lëshuar të hënën paralajmërimin e parë publik për evakuimin e civilëve në kryeqytetin iranian, duke i kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga...

Kuvendi miraton ligjin për performancën energjetike të ndërtesave, direktivë e BE-së

Me 72 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Miratimi i këtij projektligji e bën Shqipërinë vendin...

“S’vrapoja dot, më dhembnin thonjtë e këmbëve”/ Futbollisti ankohet për vapën e tmerrshme

Atletiko e Madridit u mposht nga PSG-ja me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Një përballje delikate që...

Lajme të tjera

Web TV