Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

A është e nevojshme rritja e gjobave tatimore?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Në një reagim fillestar dhe që buron natyrshëm te secili, gjobat lidhen kryesisht për ata që nuk paguajnë taksa apo që nuk deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet bashkë me punonjësit dhe pagat e tyre në nivelin e tyre real. Një diskutim në rritje ka filluar vetëm pak ditë pas publikimit në media të disa prej pikave kryesore të Paketës Fiskale 2023, ku rritja disa herë e gjobave tatimore për objekte të ndryshme kundravajtjesh me legjislacionin tatimor përbën shqetësimin kryesor publik.

Në realitet, kjo paketë duhet të shërbente si një bazë diskutimesh dhe propozimesh jo vetëm për gjobat dhe sanksionet që përcaktohen të propozohen të ndryshohen, por edhe për të bërë një përmbledhje të gjithë kërkesave dhe nevojave të biznesit dhe individëve tatimpaguesë lidhur me thjeshtimin e sistemit dhe konkludimin e pjekur të politikës, që nuk do të lejonte hapësira për ta ndryshuar me paketën e vitit tjetër.

Konsideratat e “reformës” së ndëshkimeve të paraqitura në modelin aktual duket se nëpërmjet parandalimit synon nxitjen e “frikësimit” të tatimpaguesit për një rritje të nivelit të pajtueshmërisë tatimore dhe kjo taktikë është e rëndësishme. Por, më së pari nevojiten disa veprime paraprake, si: analiza e administrimit të tatimeve, ku duhet konkluduar çfarë nuk funksionon me modelin aktual të pajtueshmërisë vullnetare dhe strategjinë e administrimit në tërësi.

Pasi kryhet analiza, ajo orienton edhe logjikën e qasjes dhe fokusit strategjik dhe do të ishte me vlerë në këtë kontekst edhe një reformim i gjobave, por si funksion plotësues i një politike për nxitje të pajtueshmërisë vullnetare dhe jo nëpërmjet forcës së shtuar. Një politikë e mirë menduar dhe bazuar mbi një fizibilitet fiskal duhet të pretendojë se, duke zbatuar supozimet mbi parandalimin e shmangies dhe evazionit fiskal, regjimi optimal i ndëshkimit tatimor do të duhet të përfshinte (a) një rregull të përgjegjësisë së rreptë në lidhje me tatimet e detyruara, si dhe dënimin, dhe (b) dhe dënimin e llogaritur në bazë të një formule të famshme mbi krimin në ekonomi të hartuar nga Bentham-Becker[1], e cila e ndan tatimin e papaguar apo të paguar më pak me probabilitetin e zbulimit.

Një rregull i tillë do t’i shtynte tatimpaguesit të marrin vendimet optimale lidhur me kohën dhe në çfarë mase, të mbështeten në interpretime të veçanta të ligjeve tatimore të paqarta apo të nxituara. Sipas të njëjtave supozime, një qasje e bazuar në gabime ndaj ndëshkimeve të pajtueshmërisë tatimore nuk do të funksiononte gjithashtu, për shkak të kostove relativisht të larta administrative të qasjes, paaftësisë së saj për të rregulluar nivelet e aktivitetit dhe shpërndarjes së saj relativisht jo të lidhur fort me pasojat. Një qasje e politikës fiskale me synim në uljen e evazionit nëpërmjet gjobave të larta, duke e parë si një instrument me efektivitet të lartë mundet të nxisë një nivel më të lartë të pajtueshmërisë tatimore. Por e gjitha vlen brenda një procesi ku tatimpaguesit janë të edukuar dhe kanë krijuar një besueshmëri në zbatimin uniform të ligjit.

Në kushtet kur nivelet administrative janë të dobta dhe patronazhi politik në hallkat e gjithë strukturës fiskale është në nivele të larta, atëherë morali tatimor i një politike mbetet i shkëputur si instrument. Një sistem ndëshkimesh tatimore që përcakton siç duhet pajtueshmërinë tatimore, por që duhet të promovojë në mënyrë efektive atë me një vlerë të shtuar në administrimin tatimor, jo vetëm simbolikisht është realisht i vlefshëm, pasi është pjesa që paralajmëron ndëshkime për tatimpaguesit që tejkalojnë kufijtë që ka vendosur legjislacioni fiskal. Nga ana tjetër, një sistem gjobash tatimore që promovon efektivisht sjelljen e tatimpaguesve, por nuk matet me logjikën e duhur të pajtueshmërisë tatimore ashtu si në fakt po zbatohet prej shumë vitesh është i pakuptimtë.

Lexo edhe :  Deputeti që duam përballë deputetit që duhet

Në realitet, reformimi i politikës së gjobave për të përcaktuar idenë e duhur të pajtueshmërisë tatimore duhet të jetë shqetësimi i i fundit, i veprimit legjislativ në kushtet e nivelit të pajtueshmërisë dhe modelit të administrimit tatimor. Sipas gjetjeve, të gjithë faktorët ndikuesë në sjelljen e tatimpaguesit luajnë rol të rëndësishëm në ndikimin e sjelljes së pajtueshmërisë tatimore të tatimpaguesve.

Megjithatë, veprimet e administratës me “sëpatë në dorë” pa patur një transparencë të plotë mbi gabimet e saj, e plotësuar në nivele shteruese edhe llogaridhënia mbi gabimet e politikës dhe moszbatimin e objektivave që vetë qeveria i ka vendosur vetes për një sistem të thjeshtë, të ndershëm dhe eficient, kjo sjellje jo vetëm që nuk mbështet respektimin e parimeve të taksimit, por edhe e përcakton sjelljen e tatimorëve në një orientim të gabuar. Dënimet tatimore përcaktojnë standardet e sjelljes që ligji u vendos tatimpaguesve, pasi ato dallojnë tatimpaguesit që kanë sjellje tatimore në përmbushje vullnetare të ligjit nga tatimpaguesit që nuk pajtohen dhe përpiqen ta shmangin apo ti shkelin në çdo rast kornizat e ligjit. E rëndësishmja që duhet të vlente në mbi dy dekada reformimi fiskal është ideja e pajtueshmërisë tatimore në një sistem vetëvlerësimi, e cila mund të konsistonte vetëm në faktin, që tatimpaguesi të nxitej masivisht të bënte përpjekjet më të mira për të vlerësuar dhe raportuar detyrimet e tij tatimore të sakta. Në fakt, politika në këto dy dekada me patronazhimin politik të administrimit, si dhe me politikat mjaft të gabuara fiskale të taksave të ulta dhe përjashtimeve (qokave) tatimore ka shtrembëruar dhe goditur pareshtur funksionimin normal si gardiane e mbrojtjes së parimeve të taksimit[2].

Angazhimi i politikës ndër vite për të ndërtuar një sistem tatimor bazuar mbi 4 parimet e taksimit do të ishte efektiv, nëse do t’i kishte garantuar tatimpaguesit shqiptarë për ti besuar sistemit tatimor për të bërë vlerësime dhe raportime të sakta, të pa detyruar nga politika shtrëngimi me kontrolle dhe gjoba tatimore. Përndryshe, efikasiteti dhe arsyetimet politike të çdo qeverie për të pasur një sistem vetëvlerësimi të ndershëm bien. Gjobat e parashikuara sipas projekt ligjeve të publikuara si koncepte për tu zbatuar nga fillimi i vitit 2023 në përgjithësi vendosin standarde shumë më të ulëta sjelljeje.

Si funksioni përcaktues ashtu edhe ai instrumental i gjobave tatimore nënkuptojnë pa mëdyshje se gjobat ekzistuese duhet të reformohen. Për shkak se funksioni përcaktues është më themelor nga të dy qasjet, ai duhet të jetë konsiderata e parë. Përcaktimi i duhur i pajtueshmërisë tatimore për një sistem vetëvlerësimi kërkon që tatimpaguesit të mbahen në një standard të vlerësimit dhe raportimit të detyrimeve të tyre vetëm në bazë të pozicioneve ligjore që ata në mënyrë të arsyeshme dhe me mirëbesim besojnë se janë të sakta. Ky standard i lartë kërkon që tatimpaguesit të përmbushin detyrimet e tyre me objektivin kryesor, atë të saktësisë.

Projekti për rritjen e gjobave refuzon në mënyrë specifike dhe hedh poshtë standardin e pafalshëm të përgjegjësisë strikte për gabimin e tatimpaguesit. Mirëpo, në projektin aktual kërkohet që tatimpaguesi të bazojë vetëvlerësimin e tij në pozicionin ligjor më të mirë, por në realitet nuk fal asnjë gabim sado të vogël dhe të prejardhur nga pakujdesia, mungesa e kulturës për dokumentacioni, si dhe nga arsye që nuk lidhen me evazionin tatimor. Në përgjithësi, thellimi me disa herë më shumë i gjobave tatimore kërkon një modelim më gjithpërfshirës dhe shumë më të mirëpërcaktuar se deri më sot, pasi lejon hapësirë mjaft të madhe për abuzime nga tatimorët dhe nga vetë kultura në përgjithësi institucionale që e përdor ligjin edhe në qasje që nuk përkojnë me parimet e administrimit tatimor.

 

 

Të fundit

“Ka ndryshuar gjini”/ Bullizuan online Brigitte Macron, dënohen dy gra franceze

Dy gra franceze që deklaruan se Zonja e Parë e vendit, Brigitte Macron, ishte transgjinore, janë shpallur fajtore për...

Qëndron ulur me orë të tëra? Ja si ta zvogëlosh dëmin që ky veprim sjell

Të qëndruarit ulur për periudha të gjata kohe është e dëmshme për shëndetin tonë. Megjithatë, një mënyrë e lehtë për ta zvogëluar këtë efekt...

Pse s’duhet të përdorni kurrë peshqir për të tharë fytyrën ose për të shtrydhur puçrrat

Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, ka shumë këshilla kontradiktore. A janë vërtet produktet e shtrenjta më të mira se ato më të...

“Serbia gati të sulmojë”, Kurti jep alarmin: Nuk trembemi nga kërcënimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Serbia është duke përgatitur sulme të tjera paramilitare dhe terroriste, duke...

Cilat janë lulet më të shtrenjta në botë dhe ku gjenden ato

Natyra i përket kujdo e sidomos kur bëhet fjalë për lulet e ndryshme që shoqërojnë ambientet tona përgjatë gjithë vitit. Mund të gjeni një...

Lajme të tjera

Web TV