Berisha me moton: “Të bashkuar rreth meje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë kontrollon të gjithë PD-në, duke synuar që edhe të vetmen “firo” që përfaqësohet nga “Grupimi Basha”, të mos e konsiderojë si të “barabartë” në bisedime, por të kushtëzuar duke u lënë alternativën e vetme që “bashkimi të bëhet rreth tij”.

Ditën e djeshme, në konferencën e përjavshme që mban me gazetarët, Berisha u shpreh se është i hapur për çdo mundësi bashkëpunimi dhe bashkimi. “Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse.

Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës që zhvillohet brenda Partisë Socialiste, është e qartë që është një betejë jetë a vdekje përveç Ramës e Veliajt.

Është e qartë që këtë e ka fituar dhe po e fiton Veliaj. Ne i konsiderojmë si të keqen më të madhe të këtij vendi, në grindjen e tyre të brendshme nuk ndërhyj”-tha Berisha, duke analizuar edhe kampin kundërshtar. Në pjesën që shprehet se nuk është i hapur për bashkëpunim duke përjashtuar “ndonjë rast të veçantë”, e ka bërë publike që bëhet fjalë për ish-kryetarin Lulzim Basha, i cili tashmë po akuzohet edhe nga Berisha por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit se është financuar nga para ruse për të lobuar në SHBA në vitin 2017.

PD-ja e “Grupimit Basha” njëh si “lider” kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, të cilin Berisha nuk e përjashton si mundësi që të ketë bashkëpunim, ndonëse me kushtin e pashpallur që ata të bashkohen rreth tij dhe jo e kundërta. Një javë më parë “Grupimi Basha” mandatoi Gazmend Bardhin për të zhvilluar bisedime me pjesën e “Foltores së Berishës” që u përfaqësua nga Edi Paloka. Ndonëse palët nuk kanë pasur një dakordësi, është diskutuar që në zgjedhjet lokale që do të mbahen me gjasë në maj të vitit të ardhshëm opozita të dalë me një kandidat të vetëm.

Edhe në këtë pikë Berisha duket se i ka marrë masat më parë për të defaktorizuar “Grupimin Basha”. PD e drejtuar nga Berisha ka miratuar vendimin që kandidatët të kalojnë në votim në primare. Pikërisht kjo mënyrë mbetet në favor të ish-kryeministrit, pasi çdo kandidat i mbështetur prej tij do e kishte shumë të lehtë të fitonte në primare përballë çdo alternative tjetër, si nga “Grupimi Basha” ashtu edhe nga përfaqësues të partive të tjera opozitare.

Me Metën që po “merret vesh”

Për tu bërë lider i opozitës, duke grumbulluar sa më shumë vota dhe të mos ketë hubje rrugës në zgjedhje, Berisha duket se ka edhe mbështetjen e plotë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në çdo dalje të fundit publike Meta është shprehur se opozita do të duhet të dalë me një kandidat të vetëm për kryebashkiakë dhe se qëllimi i tij është të merren këshillat bashkiakë. Në këtë mënyrë Meta nuk kushtëzon Berishën me kandidatët e tij, por tentoan të marrë një forcë më të madhe në Këshillat Bashkiakë.

Edhe kjo është një taktikë politike e Metës i cili për qëllim final duket se nuk ka konsideruar të rëndësishme marrjen e ndonjë bashkie me kandidatë të PL-së, por të fuqizohet në zgjedhjet e përgjithshme. Duke pasur influencë lokale nëpërmjet përfaqësuesve në këshillat bashkiakë, Partia e Lirisë mund të fuqizohet për të siguruar mbështetje më të madhe, ndonëse në zgjedhjet e fundit pavarësisht se arriti të sigurojë 120 mijë vota, nuk mundi të fusë në Parlament më shumë se katër deputetë, kjo për shkak të ligjit zgjedhor, por edhe një mosdakordësie me ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha për të mos dalë me një listë të vetme. Kjo llogari e Metës, e cila nuk i jep shumë rëndësi kryetarëve të bashkive, por këshillave bashkiakë atualisht i shkon përshtat Sali berishës i cili e ka jëtë e vdekje politike një rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale.

Lexo edhe :  Berisha: Lajme të hidhura për Ramën, Mc Gonigal po kthehet

Berisha kritika Ramës për fjalimin në KiE

Kreu i PD Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në asamblenë e KiE, përdori fyerje e sharje. “Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të  asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve  sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë. Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës”, tha Berisha. Ndërkohë, pas statusit të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh pak më herët duke shkruar se opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë sesa duket në thesin e parave ruse, ka ardhur edhe reagimi nga Berisha. Kreu i PD-së, në një komunikim për mediat  shprehet se se ky është akti i një burracaku që fshihet pas hijes së vet . “Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama.

Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë”-tha Berisha. Sipas ish=kryeministrit, qëndrimi i Ramës në KiE mbi raportin e Dick Marty rëndon më shumë pozitën e ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me akuza në Gjykatën e Hagës.

“Nëse presidenti i një vendi u arrestua pothuajse në avion, që nuk ka ndodhur krurë, në mënyrën më të pamerituar, kjo ndodhi për shkak të fushatës anti-gjykatë të Ramës dhe Baton Stanishiçit. Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë. Kjo me të gjitha, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë. Unë në radhë të parë jam kosovar. Kurse Edi Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale. Kosova ishte në prag të anëtarësimit, Rama kishte disa mënyra më efiçente që të lobonte për këtë anëtarësim”, tha Berisha.

 

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV