Ndryshon kreu i Kadastrës në Elbasan/ Zbulohet emri që zëvendëson Dishën

Një figurë e re është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit.

Bëhet fjalë për Etleva Knuti, e cila më herët ka mbajtur postin e Përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Elbasanit.

Ish- kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan Mariglen Disha mësohet se është transferuar në një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.

Disha mbajti postin e kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë, Elbasan dhe Tiranë, për 10 vite.