“Europa kopsht i bukur, ndërsa bota…”, Borrell trondit me komentet ‘raciste’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, i është kërkuar të kërkojë falje pas disa komentesh dhe thirrjesh për brezin e ri gjatë një fjalimi në Belgjikë.

Gjatë fjalimit të tij, ai e përshkroi botën jashtë Evropës si një “xhungël” të dhunshme.

“Evropa është një kopsht”, tha zoti Borrell në një fjalim në Belgjikë, por “shumica e pjesës tjetër të botës është një xhungël dhe xhungla mund ta pushtojë kopshtin”.

Analogjia e zotit Borrell kishte për qëllim të bindte diplomatët e rinj se Evropa duhet të kërkojë aleanca për të shmangur armiqësitë me botën e jashtme.

Por kritikët thanë se fjalimi i tij ishte i mbushur me racizëm, kolonializëm dhe imperializëm dhe pasqyronte pikëpamje të vjetruara të epërsisë evropiane.

“Kjo analogji është tmerrësisht fyese. Ajo ka ngjyrime të forta kolonialiste dhe raciste,” tha Philippe Marliere, një ekspert i politikës franceze dhe evropiane në University College of London.

Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme, ka folur shpesh për parandalimin e “ligjit të xhunglës” nga fuqizimi ndërkombëtar duke i rezistuar pushtimit rus të Ukrainës.

Dionis Cenusa, një analist i rrezikut politik dhe studiues për Qendrën e Studimeve të Evropës Lindore, tha se zoti Borrell duhet të kërkojë falje në emër të BE-së për komentet e tij të fundit.

Borrell tha në fjalimin e tij se: “Evropa është një kopsht. Ne jemi me fat. Kemi ndërtuar një kopsht. Gjithçka funksionon. Është kombinimi më i mirë i lirisë politike, prosperitetit ekonomik dhe kohezionit social që njerëzimi ka mundur të ndërtojë – të tre gjërat së bashku.

“Pjesa tjetër e botës nuk është saktësisht një kopsht. Shumica e pjesës tjetër të botës është një xhungël, dhe xhungla mund ta pushtojë kopshtin. Kopshtarët duhet të kujdesen për të, por ata nuk do ta mbrojnë kopshtin duke ndërtuar mure. Një kopsht i bukur i vogël i rrethuar me mure të larta për të parandaluar hyrjen e xhunglës nuk do të jetë zgjidhje. Sepse xhungla ka një kapacitet të fortë rritjeje dhe muri nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm i lartë për të mbrojtur kopshtin,” – tha Borrell.

Lexo edhe :  Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

“Kopshtarët duhet të shkojnë në xhungël. Evropianët duhet të jenë shumë më të angazhuar me pjesën tjetër të botës. Përndryshe, pjesa tjetër e botës do të na pushtojë, me mënyra dhe mjete të ndryshme.”- vazhdoi ai.

Zyrtarët rusë nga ana tjetër a panë këtë si një mundësi për të sulmuar arrogancën dhe imperializmin e perceptuar perëndimor, një temë e preferuar e Kremlinit.

“Kopshti” u ndërtua nga Evropa për shkak të qëndrimit barbar ndaj plaçkitjes së “xhunglës””, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Ahmed Shaheed, një ish-raportues i posaçëm i OKB-së, sugjeroi që diplomatët të lexojnë romanin e Joseph Conrad-it ‘Zemra e Errësirës’, ??një kritikë e imperializmit perëndimor në Afrikë.

Të fundit

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Lajme të tjera

Web TV