“Më shumë se një El Classico”, ja titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e “El Classico-s”. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen sot në Bernabeu në një sfidë që premton spektakël në një nga arenat më të mëdha futbollistike në botë. Por e diela e sotme nuk ndalet këtu, pasi në Angli luhet dhe super ndeshja Liverpool-Manchester City.

Për më tepër ndjekim titujt e mëposhtëm nga gazetat kryesore sportive në botë:

Gazeta spanjolle “AS” hapet me titullin: “Klasikja e artë”, me ndeshjen Real Madrid-Barcelona e cila do të vendosë dy super sulmues si Benzema dhe Lewandowski përballë njëri-tjetrit.

E përditshmja “Sport” shkruan: “Klasike kyçe”. Ndeshja e sotme do të përfaqësojë shumë, më madrilenët të cilët kërkojnë konfirmimin si kampionë në fuqi dhe katalanasit e Xavit të cilët synojnë të dalin nga kriza pas zhgënjimit në Champions, me një rezultat pozitiv pasditen e sotme.

“Më shumë së një El Classico”, shkruan prestigjozja “Mundo Deportivo”.

“Marca” hapet me titullin: “Klasike e adhuruar”. Gazeta spanjolle thekson duelin mes Benzema dhe Lewandowskit, dy gjigantët e futbollit botëror, këpuca e artë vs topi i artë.

Gazeta britanike “Express Sport” zhvendos fokusin në ndeshjen e shumëpritur mes Liverpool dhe Manchester City-t: “Më i miri në botë”, duke iu referuar deklaratës së Jurgen Klopp për trajnerin Pep Guardiola.

Në Itali, kryefjala e mëngjesit të sotëm është rikthimi te fitorja e Juventusit në derbin kundër Torinos mbrëmjen e djeshme. “La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Shpëton Juve”.

E përditshmja “Corriere dello Sport” gjithashtu vjen me nje titull të ngjashëm. “Dusan shpëton Max-in”. Sulmuesi serb Dusan Vlahovic ishte autori i golit të fitores për Juven, që duket se me këtë fitore ka konfirmuar në pankinë edhe trajnerin Max Allegri.

Të fundit

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Lajme të tjera

Web TV