Nga misionet në Irak e Afganistan te grabitjet, jeta e errët e ish-komandos shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje nga arrestimi i efektivit të rrugores Florenc Bicerri, ish-komandos Kujtim Çeliku dhe Adrian Qiricit. Tre personat janë arrestuar në një parking në Stamboll, ku i janë konstatuar mbi 32 kg lëndë narkotike. Çantën që e dispononte Florenc Bicerri ka kaluar me të në Rinas më 5 tetor duke udhëtuar drejt Stambollit bashkë me Kujtim Çelikun.

Megjithatë, emri i këtij të fundit nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Më 17 shtator të 2011-ës, Çeliku, asokohe oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” u arrestua me akuzën e grabitjes. Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës.

Kujtim Çeliku, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Para se të arrestohej Çeliku po përgatitej për një tjetër mision paqeruajtës në Irak, që do të niste pas dy javësh. Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV