“Çekia propozoi t’i anulojë vizat Shqipërisë”/ Paralajmërimi i fortë i ish deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti demokrat, Genc Pollo, teksa ka folur për situatën politike në vend, është ndalur dhe tek nisma për amnistinë fiskale.

Ai tha se qeverisë i duhen para për të fituar zgjedhjet, ndaj kanë ndërmarrë këtë nismë.

“Mungojnë fondet dhe kjo është arsyeja që Rama do të bëjë pasaportat e florinjta dhe amnistinë fiskale”, tha Pollo në  emisionin “Radari Informativ” .

Sakaq, ai tha se Çekia ka propozuar që për Shqipërinë dhe Serbinë të anulohen udhëtimet pa viza, dhe kjo për të është diçka dramatike.

“Propozimi i Presidencës së BE-së për të anuluar në fund të vitit udhëtimin pa viza është diçka dramatike. Çekia ka lëshuar një deklaratë të brendshme, e cila është botuar në mediet evropiane. Për shkak të keq-menaxhimit dhe dirigjimit të fondeve me PPP-të, nuk ka para për gjëra të tjera. I duhen para për të fituar zgjedhjet dhe prandaj po hidhet me vetë-sakrificë drejt amnistisë fiskale, për të marrë paratë e nëndheshme dhe për t’i hedhur në Shqipëri”, tha ai.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV