“Godasin” sërish hakerat iranianë/ Publikojnë numrat e telefonit të shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Këtë herë në faqen “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme një databazë me numrat telefonikë të shqiptarëve. Databaza përfshin të gjithë numrat e të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Është e paqartë se nga janë marrë ekstraktet në fjalë, ndërsa ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë.

Krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe datë kur është regjistruar numri i celularit.

Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri, duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në Telegram.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV