Paralajmërimi/”Koka është i sëmurë, por është gjallë, do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”. Ky është paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës, teksa ka bërë thirrje që GJKKO ta lërë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”,  tha avokati.

Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot ishte seanca e nëntë në Gjykatën e Posaçme për të rivlerësuar ligjshmërinë e masave të sigurisë personale ndaj Lefter Kokës, në lidhje me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Për fat të keq ditën e premte gjykata rrezoi kërkesën tone për procesin e impiantit te trajtimit te mbetjeve Fier. Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë absurde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga  të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne!!!

Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Neë një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtësinë , tashmë ne gjendje te rende shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj.

Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria .  Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen.

Lexo edhe :  Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Natyrisht ne shohim dhe përpiqemi të kuptojmë përse drejtësia nuk dëgjon e nuk arsyeton. Ju kujtojmë se çështja ndaj Lefterit ka filluar me një motivocion politik. Një parti politike ka denoncuar dhe çuditërisht drejtësia ndoqi motivimin politik më shumë sesa atë ligjor.

Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike.  Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e “peshkut të madh”.  Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë.

Tashmë ne si ekip ligjor do të kërkojmë dërgimin e çështjes në gjyq. Prokuroria nuk ka ç’heton më ndaj ska pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi. Kështu me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një  njeri i padënuar, nuk shkon më. Ky person  para 10 muajsh  e priti me kurajën ne shtëpinë  e tij prokurorinë  për të ekzekutuar ndalimin e tij . Ne nuk kemi asnjë intension për t’iu shmangur drejtësisë dhe jemi te bindur ne pafajësinë e z. Lefter Koka.

Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?!  Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me ëhatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”, ka thënë avokati.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV