Sajoi vrasjen në Pukë, kërkohet arrestimi në Itali i Pacorellit, të pandehur 2 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton QYNO

Prokuroria e Pukës, ka kërkuar arrestimin e Davide Pacorelli, italianit që në 6 janar 2021 sajoi vrasjen dhe djegien e tij brenda një makine tip “Skoda”, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjegjajn të Pukës.

Kërkesa për ndalimin e Pacorelit, është miratuar nga gjykata e këtij qyteti, pasi prokuroria gjatë hetimeve të kreyra ka provuar se italiani Pacorelli, ka konsumuar 4 vepra penale.

Për ekzekutimin e vendimit të gjykatës që ka caktuar masën e “arrestit në burg” në mungesë për Pacorellin, është kërkuar ndihma e autoriteteve italiane.

Të cilave prokuroria, i ka dërguar një letërporsi me qëllim lokalimin dhe arrestimin e italianit mashtrues.

Italiani, në muajin Janar 2021 u raportua në Shqipëri si i vdekur, por 9 muaj më vonë, në 18 shtator 2021 Pacorelli, u gjend i gjallë në ishullin Elba në Toskana.

Hetimet ndaj tij në prokurorinë e Pukës janë rregjistruar për akuzën e “Shkatërimit të pronës me zjarr”, “Kallëzimit të rremë”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit Shqiptar” dhe “Ushtrimi i veprimtarisë tregtare pa licensë”.

Për këto 4 vepra penale, tashmë Pacorelli është marë zyrtarisht i pandehur.

Së bashku me italianin, të pandehur janë marë dhe dy bashkëpuntorët e tij shqiptarë, emra e të cilëve ende nuk bëhen publike nga prokuroria.

Me qëllimin komunikimin e akuzave dhe arrestimin e tij, prokuroria Shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike përmes një letërporosie, duke kërkuar tek prokuroria e Perugjias, që ti njoftojë shtetasit Italian Pacoreli statusin e të pandehur për 4 akuza dhe arrestimin e tij.

Një burim pranë prokurorisë tha se ende nuk kanë marë njoftimin nga pala italiane për arrestimin e Pacorellit.

Por në momentin kur të kryhet ndalimi i tij, prokuroria shqiptare do kërkojë ekstradimin e tij, përmes një letërporosie të dytë.

Lexo edhe :  Këshilli i Ministrave merr vendimin, ndryshon pronësia e Stadiumit “Niko Dovana”

Ndërsa për dy shtetasit, Shqiptarë që janë vënë nën akuzë si bashkëpuntorë të Pacorelit, ende nuk është marë një vendim arrestimi, por ata ndiqen penalisht në gjëndje të lirë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij.

Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës.

Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit.

Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni.

Pacorelli në muajin shtator 2021, u zbulua i gjallë nga policia Italiane në një gomone që po mbytej afërsi të ishullit Elba në Toskana.

Të fundit

Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja që Familja Mbretërore ka bërë për liderët e NATO-s në...

‘Blof’, miqësi dhe ndërmjetësim/ Si u arrit marrëveshja mes Iranit dhe Izraelit

Po sikur të ketë qenë një operacion i koordinuar që në fillim, për t’i dhënë mundësi të gjithë protagonistëve të shpëtonin “fytyrën”, në mos...

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke çuar në rreth 66 mijë...

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV