A dështoi takimi për bashkimin e PD-së? Flet Paloka, Bardhi ‘kyç’ gojën për mediat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe i mandatuari i grupit të Alibeajt, Gazmend Bardhi janë takuar paraditen e sotme për më shumë se një orë në përpjekjen e parë për të bashkuar partinë dhe për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Takimi ka nisur pak pas orës 11 dhe përfundoi rreth orës 12.20 dhe u zhvillua në një prej lokaleve përballë Parlamentit.

Në daljen e tij deputeti demokrat Gazment Bardhi nuk preferoi që të japi asnjë detaj në lidhje me bisedën e zhvilluar, për bashkimin e PD-së për zgjedhjet vendore.