Ankesa ndaj PSG-së që mund të ndryshojë rregullat në futboll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditë e rëndësishme në seancën dëgjimore të Sallës së Madhe të Bashkimit Europian. Ankesa që u bë kundër Paris Saint-Germain për nënshkrimin e Leo Messit. Fair-Play financiar u pranua në apel dhe këtë të martë më 18 tetor do të zhvillohet gjyqi në Bruksel. Në tavolinë, ankesa e një grupi anëtarësh të Barcelonës dhe klubit më të madh të tifozëve të Barçës në Francë për atë që ndodhi në transferimin e Leo Messit dhe PSG-së.

Lojtari argjentinas, i cili nuk mund të qëndronte te Barcelona për shkak se klubi nuk mund të respektonte Fair-Play financiar, shkoi te PSG, në një ligë franceze ku strukturat e futbollit janë krejtësisht të ndryshme.

Çfarë pretendohet?

Për të gjitha këto, kërkohet që të sanksionohet Paris Saint-Germain, të hetohet më thellë rasti dhe të bëhen disa ndryshime në rregullat e futbollit që të mos përsëritet e njëjta gjë.

Çfarë ndryshimesh kërkohen në rregullat e futbollit?

Që të gjitha ligat europiane të drejtohen nga i njëjti Fair-Play Financiar. Apeli që po mbahet këtë të martë propozon që Komisioni Europian të jetë i ngarkuar me këtë punë. Megjithatë, në rast se ankesa nga anëtarët dhe Peñas nuk përparon, ekziston një plan B dhe me LaLiga si aktor kryesor.

Javier Tebas është në favor që të gjitha ligat europiane të kenë të njëjtat rregulla dhe modeli i Ligës Spanjolle do të propozohet për t’i bërë të gjithë të veprojnë me ato rregulla. Me pak fjalë, të gjitha ligat europiane drejtohen nga i njëjti Fair-Play financiar.

Në këtë ankesë kundër Paris Saint-Germain, presidenti i Barcelonës Joan Laporta ishte gati të mbështeste këtë apel, por në fund vendimi i klubit të Barçës ishte që në vend që të përpiqej të ndryshonte këto rregulla loje, të shkonte drejt modelit të levave ekonomike, në përpjekje për të lehtësuar problemet e tyre financiare.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV