Mbi 3 milionë paund investim, ky tank mund të ndryshonte historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjithë rrjedhën e historisë, tanket kanë qenë vendimtarë në luftëra.

Ndaj Britania kishte nisur ndërtimin e një prej tyre, me emrin e luftëtarit të mitologjisë, Ajax, që ishte menduar të ishte automjeti i parë i ri i blinduar i ushtrisë britanike në një gjeneratë.

Sipas Daily Mail, ai ishte projektuar për ta bërë ushtrinë më vdekjeprurëse në fushën e betejës,

Për prodhimin e tij, u miratuan 5,5 miliardë paund, nga të cilat deri tani janë shpenzuar 3,2. Por edhe pse mendohej se do të ndërtoheshin 589 të tillë, kompania prodhuese ka prodhuar deri më tani vetëm 26 tanke, nga të cilët asnjë prej tyre nuk është përdorur në fushën e betejsë pasi nuk ka kaluar testimet.

Lajmi vjen në një kohë kur ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, paralajmëroi se do të merren vendime të vështira mbi taksat dhe shpenzimet, pas kaosit të shkaktuar nga vendimet e pararendësit të tij, Këasi Këarteng.

Për projektin e ndërtimit të tankut modern u punësuan 800 persona  I ndërtuar nga kompania General Dynamics, tanku Ajax duhet të ishte fjala e fundit e teknologjisë sa i përket mjeteve të rënda luftarake.

Tanku duhet të ishte gati brenda vitit 2017, por tashmë që projekti është shtyrë dy herë, në fund të këtij viti mund të merret vendimi përfundimtar për të.

Të fundit

Dumani në DASH/ Po tani çfarë ka për të thënë Saliu?

Spartak Ngjela Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është pritur dje në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të...

“400-500 euro në muaj”, a ia vlen investimi në skemat private të pensioneve?

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Pasiguritë ekonomike, bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë dhe fakti se ajo...

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në shtetin verior...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Lajme të tjera

Web TV