Mendova “me e fik jetën”/ Modelja rrëfen ‘dramën’ pasi i publikuan videon intime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur kosovare, Juliana Nura, ka rrëfyer një histori të trishtë të jetës së saj.

Megjithëse ajo filloi të kishte një karrierë në Shqipëri në vitin 2010,  diçka i ndodhi dhe për 12 vite ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar.

Kjo, për shkak të një shantazhi që asaj iu bë duke përdorur një video intime të saj.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në “Tv Klan”, ku ka treguar se si u ndie kur mori një shantazh të tillë, për një video që ajo kishte bërë me të dashurin e saj, raportoi “Kosovarja.com”.

Ajo ka rrëfyer se herën e parë pagoi një shumë të madhe parash për ta shmangur publikimin, por kur i kërkuan akoma më shumë para ajo nuk mund ta paguante këtë shumë, ndaj u tregoi prindërve dhe pritën që të bëhej publikimi pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Sipas saj videoja u shpërnda aq shpejt sa dukej se për dy minuta e kishte parë e gjithë Kosova. Nga ky shantazh ajo është ndier aq keq sa ka menduar edhe t’i japë fund jetës.

Modelja tregon se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur të “shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.

Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Kur ndodhi, e kujton momentin kur ndodhi për herë të parë? Ku u publikua?

Juliana Nura: Në “YouTube” u publikua, po në telefona më duket se për 2-3 minuta e mori e gjithë Kosova. U shpërnda më shpejt se ç’prisja.

Rudina Magjistari: Cili ishte efekti i parë?

Juliana Nura: Efekti i parë ishte te unë. Mendova ç’do bëj me jetën time. Kisha punuar të 10-15 vite, isha një vajzë shumë e suksesshme dhe të gjitha për 30 sekonda ikën. Njerëzit nuk e dinë të vërtetën shikojnë vetëm vajzën që zhvishet para kamerës. Mendova çfarë do bëj, si do e filloj jetën nga zeroja. Për shumë njerëz edhe për mua, më e lehtë është në një moment “me e fik jetën”, të bëja vetëvrasje.

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Rudina Magjistari: Ti e ke menduar ndonjëherë?

Juliana Nura: Po, e kam menduar. Ato ditë kur u publikua videoja, kanë qenë dy-tri ditë që e analizova vetëvrasjen. Si do e bëj, çfarë do ndodh, si do e lë familjen. Ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime.

Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?

Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.

Rudina Magjistari: Është personazh publik?

Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.

Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?

Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falënderoj.

Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?

Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Lajme të tjera

Web TV