Progres-raporti/ Ambasadorja e BE-së: Shqetësim korrupsioni dhe pastrimi i parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian analizoi progres raportin e KE-së, duke vënë theksin në disa arritje, por edhe problematika përsa i përket funksionimit të shtetit ligjor dhe rrezikut të pastrimit të parave.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka analizuar Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e ndarë në dy faza, pjesën e ecurisë pozitive dhe atë negative. Sipas ambasadores, raporti i progresit i këtij viti ka një rëndësi të posaçme për Shqipërinë. Ajo vuri theksin tek shqetësimet që ngre raporti ku kërkonet vijimi i luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit te parave. Ndersa shqetesim mbetet per KE edhe liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetareve. “Duhet të ndaj me ju disa prej gjetjeve kyce të tij: u përmend që ka një kontekst më të gjerë, agresioni i luftës ruse kundr Ukrainës se ka sjellë BE e BP më pranë, ka vendosur zgjerimin e BE në krye të agjendës. Perspektiva e anëtarësimit spirancë e fortë për mirëqenien e paqen e sigurinë. Shqipëria ka marrë orientim të qartë si një partnere e besueshme e BE”-në tha Hohmann. Sipas saj,  raporti i këtij viti ka rëndësi të posacme për vendin. Shqipëria vijoj të ruajë fokusin te agjenda e reformave të BE, pavarësisht sfidave. Raporti i ben thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për cuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë. “Ritmi i reformave do pritet të rritet e do ketë monitorim në rritje. Udhëheqje e fortë politike do jetë thelbësore për të realizuar reformat e kërkuara për të ecur para me negociatat. Administrata publike, raporti vë re se ka pasur progres të kufizuar, thekson rëndësinë e sigurimit të qasjes së barabartë të qytetarëve me aftësi të kufizuar”tha ambasadorja.

Drejtësia

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë u ndal gjatë në alaizimin e raportit mbi shtetin e së drejtës dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë. “Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, progres të mirë në përgjithësi. Efikasiteti ndikohet negativisht nga kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Rekomandimet kërkojnë një aksion më vendimtar për të ngritur një sistem modern të menaxhimit të integruar të cështjeve, përmirësim të efikasitett e cilësisë së shkollës së magjistraturës. SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteve të vijojën përpjekjet per luften kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik”-theksoi ajo. Ndërsa në lidhje me çështjen e rrezikut të pastrimit të parave ambasadorja ka ripërsëritur qëndrimin se janë kundër miratimit të Amnistisë Fiskale, si një rrezik të mundëshëm për futjen e parave të pista, çka do sillte edhe rrezikun e bllokimit të proceseve të integrimit. “Pastrimi i parasë, vendi ecën në mënyrë të qendrueshme drejt zbatimit të planveprimit për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiskionin e monitorimit të shtuar. Në këtë kontekst miraimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë”theksoi ajo. Gjithashtu u kërkua forcimi i mbrojtjes së të dhënave personale. “Në fakt ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në këtë fushë. Për sa i përket kadastrave, aktet nënligjore mbeten për pakicat. Raporti i bën thirrje Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale. Për sa i përket nivelit ekonomik, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme, duke u rimëkëmbur shpejt pas efekteve të pandemisë. Ekonomia shqiptare nuk është goditur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, por në mënyrë të tërthortë. Vihen re zhvillime në fushën dixhitale dhe në disa fusha të tjera, por një problem mbetet arsimi. Shqipëria do të punojë gjithashtu për mekanizmin e mbrojtjes civile, Raporti sheh një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e cilësisë së ujit, ajrit dhe ambientit. Lajmi i mirë është se qytetarët shqiptarë kanë një dëshirë të fortë për integrimin europian. Kështu që duhet të vendoset përparsi për reformat e antarësimit në BE. Ato kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së gjithkujt këtu. Pres me padurim që të vijoj bashkëpunimin me qeverinë dhe aktorët e tjerë”, u shpreh ambasadorja.

Lexo edhe :  E gjithë bota në zi për Papën, por ky është vendi që nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar

Xhaçka: Raporti i KE konfirmon progresin e Shqipërisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian deklaroi se raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Ajo theksoi se rekomandimet e KE do të mbeten në fokus të punës së qeverisë e të administratës. “Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Funksionimi i gjyqësorit, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mirë. Reforma e administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje”, tha Xhaçka. Ajo theksoi më tej se sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përgatitje të cilat kanë dhënë disa rezultate. “Të drejtat themelore të njeriut, kemi përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tyre. Kriteri ekonomik, vendi ka bërë progres të mirë dhe është mesatarisht i përgatitur për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Prokurimet publike, vendi ka bërë përparime duke miratuar legjislacionin zbatues. Rekomandimet e KE do të mbeten në fokus të punës së qeverisë e të administratës. Ecuria jonë në këtë grup kapitujsh, na jep mundësinë të ulemi më shpejt në Konferencën Ndërqeveritare hapëse të këtij grupimi. Në raport Shqipëria vlerësohet si një partnere aktive dhe e besueshme e BE. Jemi vlerësuar për përkushtimin e treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit proaktiv rajonal”, u shpreh ministrja. Sipas saj, raporti i KE nuk është një fletë lavdërimi, përcakton shinat mbi të cilat do të ecë puna jonë drejt integrimit. “Uniteti në nivel kombëtar duhet të ruhet për suksesin e procesit sot dhe nesër. Detyrimi ynë i përbashkët është ta bëjmë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE”, tha Xhaçka.

Deputetja e PD-së Açka: “Opozita nuk është për të ndarë tortën”

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se qeveria nuk po përfill opozitën. E pranishme në Këshillin e Integrimit Evropian, Açka iu drejtua edhe ambasadores se BE, duke thënë se shqiptarët po ikin dhe nuk duan të jetojnë më në Shqipëri. Më tej deputetja demokratike u shpreh se “kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik”. “Këtu opozita nuk përfillet. Jemi tek reforma territoriale, paguhen para dhe mazhoranca thotë që do vazhdojmë me hartën që kemi pasur. Po atëherë pse po punojmë me gjithë këto njerëz? Ose do bashkëpunosh me opozitën ose jo. Opozita bashkëpunon me ju dhe e quan këtë demokraci, nuk është për të ndarë tortën. Zonja ambasadore ne na kanë rrjedhur 450 mijë shqiptarë. Nuk duan të rrinë në Shqipëri. Dhe unë që vij nga jashtë politike, unë  kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik, duket sikur politika është një akt kaq serioz sa nuk i takon më politikanëve”, tha ndër të tjera Açka.

 

Të fundit

Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një...

Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës...

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e tij...

Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në "Anfield", duke festuar në mënyrën...

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën, pasi kjo e fundit nuk...

Lajme të tjera

Web TV