Nga Kevin HAXHIU – JURIST
KËSHILLI I NALTË
“Statuti i Zgjeruar i Lushnjes” ashtu si “Statuti i Lushnjes” parashikonte për formë qeverisje Monarkinë por që përkohësishtë vendin e Mbretit e zinte Këshilli i Naltë.Ky Këshill ushtronte pushtetin përmbarues (ekzekutiv).Këshilli i Naltë vepronte si një organ kolegjial i përbërë nga një trup prej katër anëtarësh të cilët zgjidheshin nga Parlamenti më shumicë absolute votash me një mandatë tre vjeçar (Artikulli 45).Anëtar i Këshillit të Naltë mund të zgjidheshin shtetasit shqiptar më racë dhe gjuhë,nënshtetasit shqiptar,që kishin mbushur moshën 35 vjeç dhe që gëzonin të drejta civile dhe politike si dhe cilësi të kërkuara nga ligji.Anëtarët e Këshillit një nga një dhe sipas renditjes analfabetike të emrave të tyre bëheshin kryetar të këshillit për tre muaj për të rregulluar veprimet e brendshme të Këshillit.Kryetari mblidhte dhe kryesonte mbledhjet e Këshillit të Naltë por në rast se mungonte kryetari atëherë vendin e tij e zinte një nga anëtarët që do të ishtë kryetar së afërmi.Këshilli i Naltë bisedonte vetëm në rast se në mbledhje ishin të pranishëm tre nga anëtarët e tij si dhe vendimet duhet ti merrte me shumicën e votave të tij.Vota më me peshë në Këshillin e Naltë ishte ajo e kryetarit të tij.Kërkesat e anëtarëvë që të merrnin leje për pushime i drejtoheshin Këshillit të Naltë nëpërmjet kryetarit të tij dhe Këshilli vendoste pranimin ose mos pranimin e kërkesave.Dorëheqjet i drejtoheshin parlamentit i cili vendoste pranimin ose mos pranimin e dorëheqjes.Nuk mundej që për një kohë të gjatë të mungonte më shumë se një anëtar i Këshillit.Në rast vdekje,sëmundjeje të pashërueshme që ndalonte veprimin ose dorëheqje të njërit apo më shumë anëtarëvë të Këshillit të Naltë,atëherë Parlamenti në mënyrën e parashikuar në artikullin 45 të Statutit zgjidhte tjetër ose të tjerë në vendin e tij ose të tyre.Kur Parlamenti ishte me pushime atëherë Këshilli i Lartë mblidhte Parlamentin sa më shpëjtë që të zgjidheshin anëtarët për vendet që kishin mbetur vakante.Deri në plotësimin e vëndeve vakante,kompetencat e Këshillit të Lartë i ushtronin anëtarët ose anëtari i mbetur në detyrë dhe nëse nuk ka mbetur asnjë anëtar atëherë këto kompetenca i ushtronte Kryeministri.Periudha tre vjeçare e mandatit të anëtarit fillonte që nga dita e zgjedhjes së tij në atë funksion.Anëtari i Këshillit të Naltë nuk mund të zgjidhej për dy manadate rradhazi.Përpara nisjes së detyrës kryenin betimin përpara Parlamentit.Parlamenti merrte masat më përpara e deri sa ishte i hapur në lidhje me zgjedhjen dhe betimin e anëtarit ose anëtarëve që do të merrnin detyrën e atij/atyre që mandati i të cilit/të cilëve do të mbaronte gjatë kohës kur Parlamenti ishte me pushime.Paga e anëtarëve të Këshillit të Lartë ishte mujore në shumën 1000 franga ari,pagë e cila mund të ndryshohej me ligj herë pas herë.Këshilli i Naltë nuk mbante asnjë përgjegjshmëri për aktet e tij por vetëm më një përjashtim në rast së do të akuzohej për tradhëti të madhe si dhe kur aktet e tij nuk kishin kundërfirmën e ministrit ose të ministrave kompetentë (Artikulli 57).Anëtarët e Këshillit të Lartë gëzonin imunitet parlamentar.Parlamenti nuk i shkarkonte dot nga detyra anëtarët e Këshillit të Naltë por në rast kur këta të fundit paditeshin nga Parlamenti për aktet e tyre që parashikoheshin në artikullin 57 kjo do të sillte shkarkimin e anëtarëve vetvetiu.Këshilla e Naltë ishte kreu më i lartë i shtetit si dhe kishte drejtimin e komandës së përgjithshme të forcave të armatosura.Këshilli emëronte të gjithë nënpunësit e lartë të shtetit,nxirrte dekrete dhe rregullore të nevojshme për ekzekutimin e ligjeve.Ato dekrete e rregullore që binin në kundërshtim me ligjin dhe që pezullonin veprimin ose urdhëronin mosveprimin e tyre,këto dekrete e rregullore ishin të paligjshme dhe mbeteshin pa efekt.Këshilli i Naltë mund të nënshkruante marrëveshje dhe traktate të çdolloji por të cilat do të kishin efekt vetëm nëse do të merrnin pëlqimin nga Parlamenti.Këshilli i Naltë nuk kishte të drejtën që të shpallte luftë pa marrë leje nga Parlamenti por me një përjashtim vetëm në rastet e mbrojtjes.Këshilli i Naltë kishte detyrë që të urdhëronte shpalljen dhe zbatimin e të gjitha projektligjeve që ishin votuar nga Parlamenti.Këshilli i Naltë mund ta thërriste Parlamentin në mbledhje të jashtëzakonshme.Këshilli i Naltë si dhe Parlamenti kishin të drejtën të propozonin ligje por propozimi i ligjeve që sillnin shtesa ose barrë financiare i përkiste Këshillit të Naltë.Aktet e Këshillit të Naltë nuk kishin vlerë pa kundërfirmën e ministrit ose të ministrave kompetentë.Këshilli i Naltë në situatë lufte të brendshme/të jashtme,kryengritje,mobilizimi të përgjithshëm nën përgjegjësinë e Qeverisë dekretonte shpalljen e shtetrrethimit dhe vendoste në zbatim ligjin e përkohëshëm në të gjithë territorin e shtetit ose vetëm në ndonjë pjesë të tij.Nëse Parlamenti ishte i mbledhur duhet të merrej autorizimi nga ana e tij përpara se të vendosej në zbatim por në rast se parlamenti nuk gjendej i mbledhur Këshilli i Naltë e vendoste në zbatim por që dekreti për shpalljen e shtetrrethimit brënda 15 ditëvë nga data e dekretit duhet të permbante dhe aprovimin e Parlamentit pasi përndryshe dekreti ishte i pafuqishëm.Dekreti i paraqitej Parlamentit mbas mbledhjës së tij për aprovim/refuzim dhe Parlamenti brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së këtij dekreti jepte vendimin e refuzimit ose të aprovimit të tij.Pezullimin e artikujve të Statutit përkohësisht në lidhje me lirinë personale,të drejtën e mbledhjeve,të drejtën e shoqërimit,padhunueshmërinë e banimit,lirinë e fjalës e të shtypit si dhe fshehtësinë e letrave përkohësisht kishte për ti rregulluar një ligj i posaçëm i cili mund të vendosej në zbatim i tëri ose pjesërisht.Në raste kur në vend nuk ka Parlament atëherë thirrej Parlamenti i mëparshëm vetëm që të kryente funksionet e treguara më lartë dhe këta deputetë sa për këtë funksion gëzonin të gjithë imunitetin e deputetit.Këshilli i Naltë kishte kompetencë që të zgjidhte Kryeministrin si dhe ta emëronte atë dhe ministrat e zgjëdhur prej tij,këta jo më vonë se 3 ditë nga data e emërimit duhet të paraqiteshin përpara Parlamentit për të shpallur programin e tyre si dhe për të marrë votëbesimin pasi në rast të kundërt do të quheshin sikur kishin marrë votë mosbesimin.Qeveria binte vetëm kur nuk kishte besimin nga ana e Parlamentit.Qeveritë e emëruara nësë nuk arrinin që të merrnin për trë herë rradhazi votëbesimin nga Parlamenti,atëherë Këshilli i Naltë kishte për detyrë që të mblidhte brenda dy muajve Kuvendin Kombëtarë dhe ky i fundit brenda 15 ditësh gjykonte këtë konflikt dhe vendoste shkarkimin e Këshillit të Naltë,apo shpërndarjen e Parlamentit.Nisur nga sa më lartë shohim që Kuvendi Kombëtarë në këtë rast kishte një funksion “quasi gjyqësorë” pasi shqyrtonte konfliktin ndërmjet dy institucioneve të larta të shtetit siç ishin Këshilli i Naltë dhe Parlamenti.Nisur nga funksioni që kryente si dhe vendimet që merrte ishin këto arsyet që do ta poziciononin Kuvendin Kombëtarë në krye të hierarkisë institucionale të shtetit Shqiptarë.Deri sa të zgjidhej konflikti ndërmjet Këshillit të Naltë dhe Parlamentit,në fuqi do të qëndronte Qeveria e fundit në rradhë e tre qeverive që nuk kishin marrë votëbesimin e Parlamentit.
KABINETI (QEVERIA)
Ministër mund të emërohej cilido që kishte cilësitë e kërkuara nga ligji për t’u zgjedhur deputet.Ministër nuk mund të emërohej:-“1.Gjinit nga gjaku të anëtarëve të Këshillit të Naltë deri në gradën e dytë ; 2.Dy gjini nga gjaku deri në gradën e tretë në të gjithë kabinetin ; 3.Të huajt për nga raca që ishin natyralizuar nënshtetas shqiptarë”.Në Parlament Ministrat hynin të lirë dhe dëgjoheshin gjithmonë kur ata kërkonin fjalën ndërsa përsa i përket të drejtës së votës e kishin vetëm ata ministra që ishin dhe deputet njëkohësisht.Qeveria ishte e përgjegjëshme politikisht përpara Parlamentit,solidarisht për poltikën e përgjithshme të saj dhe secili ministër ishte i përgjegjshëm për veprat e tij.Urdhëri i Këshillit të Naltë asnjëherë s’mund t’i shkarkonte ministrat nga përgjegjësisa e tyre.Ministrat gëzonin imunitet parlamentar.Vendimet e Qeverisë por edhe vendimet e veçanta të Ministrave që binin në kundërshtim me Statutin,ligjet dhe dekretet ishin pa fuqi.
KËSHILLI KONTROLLUES I FINANACAVE
Finanacat e Shtetit kontrolloheshin nga Këshilli Kontrollues i Financave dhe organizimi i këtij institucioni bëhej me ligj të posaçëm në të cilin përcaktoheshin mënyra e ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij si dhe cilesit e anëtarëve që do të ishin pjesë e tij.Përveç të drejtave që caktoheshin në ligjin e posaçëm ky Këshill kishte të drejtën e kontrollit preventivë dhe represiv të llogarive të të gjithë Administratës shtetërore.Në Satut përcaktohej dhe mënyra e zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të këtij Këshilli ku Parlamenti propozonte një numër dyfish të anëtarëve të nevojshëm dhe Këshilli i Naltë vetëm gjysmën e tyre e emëronte me vendim të Qeverisë.Patundëshmëria e anëtarëve të këtij Këshilli sigurohej në të njëjtën mënyrë të përcaktuar në Statut për anëtarët e Gjyqit të Diktimit por me ndryshmin në lidhje me afatin që ishte vetëm për 5 vjet që prej ditës së emërimit të secilit anëtarë.