Skaneri ndezi llampën kur pikasi drogën në çantë, kunata e prokurores nuk raportoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

 

Menaxhimi i sigurisë së brendshme në aeroportin e Rinasit, është kthyer në problem serioz, për shkak të shtimit të rasteve të kalimit të drogës, shumave financiare të padeklaruara në kufi dhe sendeve me vlerë si flori dhe argjend.

Precedentët e ditëve të fundit që ndodhën njëra pas tjetrit, kanë sjellë hije dyshimi mbi vigjilencën e punonjësve të kompanisë private, që kanë në monitorim sigurinë e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Policia dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, kanë nisur një hetim administrativ, për të mësuar shkaqet, se ku po çedon sistemi i kontrollit fizik, skanerit dhe qenve me erë të strukturave policore.

Burime të sigurta thanë se sistemi i kontrollit është i monitoruar me kamera nga të katërta anët.

Por çuditërisht sërisht rastet e fundit të trafikut të drogës, floririt, argjëndit dhe denoncimet për vjedhjen e parave në valixhe, janë shtuar.

Megjithëse herë pas herë stafi që kryen kontrollin është kapur me shkelje dhe ndëruar me njerëz të tjerë, sërisht grupet kriminale shqiptare kanë mundur të depërtojnë përmes aeroportit të Rinasit, duke kaluar herë pas here sasi të vogla droge, flori dhe shuma të ndryshme financiare që nuk deklarohen në kufi.

Hetimi i nisur mes vetë strukturave të kompanisë por edhe Agjensisë së Mbikqyrjes policore, ka për qëllim të monitorojë veprimet e punonjësve të policisë që kanë qënë në detyrë, në turnin kur kaluan dy shtetasit turq me 31 kg drogë.

Nga verifikimet e kryera deri në këtë fazë, mësohet se shtetasit Turq janë pikasur nga skaneri, i cili ka loguar sinjalin e kuq “Alert”.

Por çuditërisht punonjësja e turnit që verifikon e administron të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk ka marë asnjë masë për të parandalur kalimin e shtetasve Turq.

Lexo edhe :  Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi

Çantat e shpinës së Turqve ishin të mbushura me hashash dhe lënda narkotike rezulton të jetë pikasur nga skaneri.

Por punonjësja në asnjë moment nuk ka sinjalizuar efektivët e policisë për të ushtruar kontrollin fizik të tyre.

Nisur nga kjo situatë, kjo punonjëse paraprakisht është vënë në hetim administrativ.

Punonjësja është kunata e një prokurore në Tiranë dhe gjatë marjes në pyetje është shfajësuar me argumentin se ka qënë një gabim njerëzor dhe jo i qëllimshëm, që nuk ka sinjalizuar policinë pasi ka vërejtur sinjalin e kuq në skaner.

Kjo situatë ende nuk është mbyllur pasi hetimi administrativ, ka shumë gjasa të transferohet me një hetim penal në prokurorinë e Tiranës.

Rasti i kalimit të Turqve, me drogë në Rinas, në një farë mënyre ka ngritur dyshime dhe mbi punonjësit e policisë që shërbejnë në aeroportin e Rinasit.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV