Bota në prag të një katastrofës bërthamore/ Eksperti britanik jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-këshilltari i qeverisë britanike për sigurinë kombëtare dhe kreu i Shërbimit Diplomatik, ka ngritur alarmin për pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas Peter Ricketts, rënia e rendit global  pas Luftës së Dytë Botërore, fuqëzimi i Kinës dhe agresioni i Putinit po na çojnë drejt një rrugë vdekjeprurëse, sipas mediave të huaja.

Ai gjithashtu përmendi edhe gjendjen e marrëdhënieve globale midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe brenda Europës, duke paralajmëruar për një stuhi krizash që mund të rrëzojnë rëndin global.

“Situata ndërkombëtare është më e rrezikshme dhe e paparashikueshme se kurrë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ai, duke shtuar se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.

“Ne po shohim luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po shohim qytete të shkatërruara. NATO-ja tani po i rikthehet qëllimit të saj fillestar nga viti 1949 – mbrojtja e territorit të vendeve anëtare.”

Duke iu kthyer pushtimit shkatërrues të Ukrainës nga tirani i çmendur Vladimir Putin, ai tha: “Lufta e tij jo vetëm që ka dështuar në arritjen e objektivave të saj ushtarake, por ka minuar reputacionin e ushtrisë së tij.

Peter Ricketts shtoi se çdo sulm bërthamor në Ukrainë është i pamundur, pasi Putini e di se do të rezultonte “katastrofik” për Rusinë.

“Përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të ishte një rrezik absurd,” tha ai.

 

Të fundit

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Lajme të tjera

Web TV