“Ballist foltoreje”/ Rama i përgjigjet Shehajt: Biznesi i tij ndodhet në pallat pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të PD-së, Agron Shehaj, të cilit sot policia i bllokoi biznesin.

Për kryeministrin Rama, Shehaj është një “ballist foltoreje”, ndërsa për biznesin e tij shprehet e kishte në një ndërtesë pa leje.

Kreu i qeverisë ka thënë se biznesi i tij është mbyllur për shkak se ishte në një ndërtesë pa leje, Rama thotë se në pamje të parë duket e pamundur që një deputet të shkelë ligjin, por jo kur bëhet për një ‘ballist’ Foltoreje, pasi kjo shpjegon gjithçka.

“Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka”, shkruan Rama.

Më tej, ka hedhur poshtë akuzat se i ka mbyllur biznesin për presion politik.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje! Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel”, shkruan Rama.

Të fundit

Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta...

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të tërë nga Tirana në Uashington...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Lajme të tjera

Web TV