Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur për rastin e 32-vjeçarit Laer Kurti i cili ka humbur jetën në komisariatin numër 3.
Nga studio e MCN Live, Softa deklaroi se patrullat duhet të jenë transparente dhe të hapura.
Sipas tij, mjetet e policisë duhet të kenë telekamera që të shmangim këto raste nëse është përdorur dhunë dhe nuk ka lidhje nëse është person me precedent apo jo.
“Kjo ngjarje duhet parë nëse vërtetë ka pasur dhunë ose jo, ka deklarata kontradiktore. Kemi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore që jep një deklaratë.
Ka nga terreni njerëz që shkojnë të raportojnë. Jemi mes kontradiktave që është ushtruar dhunë brenda mjetit të policisë, apo ka ndërruar jetë nga ndonjë atak apo tronditje që ka pasur. Viktima është çuar me makinën e policisë në spital.
Një person që shfaq probleme nuk mund të preket nga kushdo, se një prekje mund të shkaktojë vdekjen.
Në orën 23.00 kur ka ndodhur ngjarja trafik nuk ka dhe mjetet e shërbimit ambulator janë në gjendje të përgjigjen. Shoqërimi nga policia tregon se është veprim i papërshtatshëm dhe joprofesional se nuk e di se çfarë veprime do të bësh gjatë rrugës për t’i ruajtur jetën.
Nëse ka përgjegjësi tendenca është për të fshehur ngjarjen. Duhet të jetë e normuar që të gjitha komisariatet duhet të kenë kamera, por duhet të kenë transparencë për regjistrimin e çdo ambienti të komisariatit, përfshi zyrat që janë në punë.
Çdo person që shoqërohet në momentin e komisariat nga hyrja deri te dhoma e ndalimit duhet të jenë me kamera, si pjesë e transparencës, se ndryshe do humbë besimi te policia.
Çfarë veprimi bën ti në makinat me xham të zi. Nuk ka në asnjë vend të BE që të ketë makina me xhama të zinj. Janë të përcaktuara mjetet me xhama të errët. Ka raste specifike kur mbahen, për raste terrorizmi.
Ka makina patrulle me xhama të zinj. Nuk mund të mbajë një punonjës policie tabelë që jam Policia e Shtetit në makinën me targa private. Janë vënë ndonjëherë në shërbime të policisë edhe makina private për të kryer makina shtetërore”, është shprehur Softa./