Protesta e pedagogëve, Rama: Nuk do ketë më rritje pagash deri pas daljes nga dimri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e pedagogëve duke theksuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë vetting ndaj tyre. Gjithashtu pohoi se nuk do të ndodhë rritja e pagës kështu, por do të vijë natyrshëm.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Vetting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Lajme të tjera

Web TV