FIFA dënon ashpër klubin turk, larguan turpshëm futbollistin që ishte me kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi turk Giresunspor, ka marr një dënim të rëndë pas trajtimit të turpshëm të një futbollisti që u  diagnostikua me kancer në testikuj.

Përkatësisht, klubi nga rangu elitar i futbollit turk e solli në janar brazilianin Jean Pyerre si huazim 18-mujor nga Gremio, por ai u largua nga klubi pasi u diagnostikua me kancer.

“Disa situata në jetë ndodhin thjesht si një shenjë. Pas të gjitha ekzaminimeve dhe nënshkrimit të kontratës me Giresunspor, u zbulua një tumor i vogël. Situata është delikate, por shanset për shërim janë të mëdha. Dhe unë do të shërohem”.

“Vendimi im është të kthehem në Brazil dhe të trajtoj sëmundjen me mjekë që kam besim dhe të jem me familjen time”, kishte thënë Pyerre në atë kohë.

Giresunspor para se të debutonte braziliani, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të, për këtë arsye Federata Botërore e Futbollit (FIFA) reagoi dhe e ndëshkoi ashpër klubin turk.

FIFA pasi morën parasysh të gjitha detajet, vendosën të gjobisin Giresunsporin me 765 mijë euro me ndalim transferimi deri në dy vjet.

Pyerre është shëruar plotësisht dhe ka gjetur një klub të ri në më pak se tre muaj, duke kaluar te Avai.

Të fundit

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Lajme të tjera

Web TV