‘Vdiq edhe një gango’, Cllevio ndan fotot me të riun që humbi jetën dje: Do vij të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Vdiq edhe një gango’, kështu ka reaguar për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit Lear Kuritit në Tiranë reperi i njohur, Cllevio.

Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio përmes postimeve në rrjete sociale ka ndarë foto me Kurtin me disa mbishkrime përbri. I përmalluar ai shkruan se do ta marrë mallë për mikun e tij, për të cilin, Cllevio shkruan se do shkojë të pijë një cigare në vilën e tij të fundit.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël.

Normal se do më marri malli për ty.

Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan ai në rrjetin e tij social Instagram.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave. Në ekspertizën paraprake rezultoi se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

Të fundit

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian...

Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Kryeministri francez François Bayrou thotë se Bashkimi Evropian ka kapitulluar para kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritje të tarifave, duke e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Revanshi’, të pandehur Shullazi, Avdyli e Duka!

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Përmes një...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë…

Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i SHBA Donald Trump foli për...

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV