Berisha uron Giorgia Melonin: Suksese në misionin tuaj të madh!

Ish-kryemiinistri  Sali Berisha ka uruar Giorgia Meloni për marrjen e detyrës  si kryeministre e Italisë. Kreu i PD ka shpërndarë një pjesë nga ceremonia e betimit dhe fjalës së Meloni, ndërsa i uron suksese në misionin e saj të madh.

“Ditë historike për Italinë. Giorgia Meloni, kryeministrja e parë në historinë e vendit mik, paraqet kabinetin e saj të qendrës së djathtë. Një urim të përzemërt kryeministres Meloni dhe qeverisë së saj. Suksese në misionin e saj të madh. Sb”, shkruan Berisha në videon  nga ceremoonia e betimit të Melonisë.