FNSH dhe policia “rrethojnë” Vlorën/ Kush po kërkohet me kaq urgjencë?

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar qytetin mbrëmjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se në hyrje të qytetit po kryhen kontrolle të automjeteve  për persona me precedentë penalë.

Kontrollet në Vlorë nuk kanë munguar as gjatë javës, me policinë që e ka mbajtur njërin sy në disa zona gjatë mbrëmjes.