Kthjellime dhe temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke u shfaqur dhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Kosova

Zhvillimi i një qendre të presionit të larta atmosferik në brigjet perëndimore të Ballkanit do të diktoj kushtet e motit edhe në Kosovë, ku moti i qëndrueshëm do të jetë mbizotërues. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites, ndërsa në vijim priten kalime të shpeshta të vranësirave

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që herë pas here vranësirat të bëhen më të dukshme në territor, por mundësit për reshje janë 0.

Rajoni dhe Evropa

Ballkani veriperëndimor do jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Po ashtu vijon të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut Evropa Qendrore dhe Veriore. Ndërsa Lindja e kontinentit do të jetë me vranësira dhe reshje në formë dëbore. Por në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa me e madhe e Pellgut të Mesdheut.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV