E FUNDIT/ Zbardhet dëshmia e efektivëve që shoqëruan Lear Kurtin para se të vdiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e efektivëve të policisë, të cilët shoqëruan Lear Kurtin në komisariat, pak para se ai të ndërronte jetë.

Në dëshmi, një ri prej efektive deklaron se i riu ka filluar të ndjehet keq që në momentin e parë kur policia e ka ndaluar dhe më pas, sapo ka mbërritur në komisariat, ai filloi të dridhej dhe të bënte lëvizje të pakontrolluara. Sipas efektivëve, ambulanca po vonohej, dhe i riu është dërguar në spital me automjetin e shërbimit, raporton News 24.

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave. E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundërligjshme, por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”, thuhet në një nga dëshmitë.

Lexo edhe :  Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV