Ministrja Krifca: “Qeveria mbështet me politikat e saj fermerët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim me fermerët në Fier ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, Ministrja Frida Krifca tha se “qeveria ka mbështetur me paketën e rezistencës fermerët për peshkatarët”.

Sipas saj, “janë vënë në dispozicion 20 milionë euro për skemën e naftës, ku ka 34 mijë fermerë përfitues”.

“Kjo luftë ka prekur jo vetëm Shqipërinë por të gjitha vendet. Para disa ditësh ministrat e BE-së u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar efektin e çmimeve të rritura të inputeve bujqësore të azotit, dhe faktin se ka një mungesë në treg. Ne jemi përballë faktit se ekonomi të rëndësishme po prodhojnë më pak. Pra jemi në një sfidë dhe jemi përball faktit se duhet të mbrojmë konsumatorët, të mbrojmë shtresat në nevojë, fermerët që prodhojnë. Kësaj situate të pazakontë një qeveri e përgjegjshme i përgjigjet me politika që zgjidhin problemin. Pikërisht këtë kemi bërë. Nëpërmjet paketës së rezistencës sociale ne ndihmuam ato nënshtresa në nevojë për të përballuar energjinë, për të përballuar punën e mekanizuar me naftë për fermerët për peshkatarët, ku e dyfishuam skemën e naftës që kishin në dispozicion dhe masa të tjera mbështetëse që kishin të bënin me grurin. Ne filluam një politikë të re dhe na duhet kohë të përshtatemi dhe për ta vënë atë në ndikim të plotësimit të kësaj nevoje. Ne vumë në dispozicion buxhetin për të mbështetur fermerët”, tha ajo.

Krifca tha se “skemën e naftës ne e vumë në fuqi një vit më parë dhe kishim 19 mijë përfitues me një buxhet në dispozicion prej 4 milionë euro”. “Bujqësia shqiptare është e orientuar politikisht drejt direktivave të BE-së dhe ne aneksojmë fonde të Bashkimit Europian. Nga këto investime janë 40 milionë euro që kanë shkuar investime në ferma të reja bujqësore, blegtorale, sera, pika grumbullimi në Fier. Sot kemi 167 investime të këtyre fushave dhe në agroturizëm. Dhe këto nuk i kanë marrë oligarkët por fermerët”, theksoi ajo.

Lexo edhe :  “Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

 

Të fundit

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq,...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të kabinetit të tij, lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV