Alma Çupi tregon çfarë do bënte nëse vajza e saj e zgjedh partnerin gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e gazetares së njohur, Alma Çupi jeton dhe studion prej 6 vitesh në Gjermani. Kështu gjatë një interviste në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, ato rrëfyen më shumë rreth marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

Gjatë diskutimit për temën e ditës mbi martesën, a duhet që fëmijët të konsultohen me prindërit, Alma thotë se vajzës së saj i ka lënë liri të plotë kur Aldo e pyet nëse vajza e saj do ta zgjedh partnerin gjerman.

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma.

Ajo shpjegon se më parë gjërat nuk ndodhnin kështu, kërkoheshin detaje për breza të tërë të familjes përpara kryerjes së një martese.

Gjatë komunizmit, liria e zgjedhjes nuk ishte në konceptin e njerëzve, traditat ishin të rëndësishme, është paranteza e gazetares. Për lirinë absolute, Alma rrëfen edhe një histori të shkurtër, të lidhur me “lirinë e fundit”, e cila duket se përputhet edhe me arratitë e saj.

Ishte një mjek izraelit që ia vranë gjithë familjen në kampet e përqendrimit, gjithë familjet, fëmijët, gruan, nënën, babain dhe ai ishte në fazën që mund të çmendej dhe ai shpiku teorinë “Last Freedom”, pra që arriti të krijohet një liri brenda vetes vet që mos të çmendej. Bëri një libër, ngushëlloi shumë izraelitë të tjerë që patën fatin si ai, prandaj them që liria është shumë e rëndësishme. Ne nuk e kemi patur mundësinë që brenda atij sistemi, të gjenim këtë “last freedom” sepse librat e tij nuk na linin t’i lexonim sigurisht, në atë kohë, që këtu fillon domethënë që s’e ke lirinë. Prandaj është komplekse gjëja se u bë dhe pak serioze se është dhe mëngjes.

Lexo edhe :  Razzie Awards 2025: Lista e plotë e “fituesve” për filmat më të këqij në kinema

Unë e kam gjetur lirinë time o Aldo. Unë atje kam një dimension tjetër, unë kam energjinë e natyrës sepse këtu në Tiranë ti nuk e gjen energjinë e njerëzve. Njerëzit janë të stresuar, edhe ata që kanë lekë, edhe ata që s’kanë lekë. Bile ata që kanë lekë kanë edhe më shumë stres, kështu që unë e kam gjetur dimensionin te malet. Atje te pemët, te livadhet, te njerëzit e thjeshtë”.

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV