“CIES” publikon listën, ja se cilat janë akademitë më të mira të futbollit në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Observatori i futbollit, CIES, në publikimin e javës së radhës, ka renditur klubet e futbollit që kanë stërvitur më shumë futbollistë nga ata që janë aktivë në 31 ligat më të larta të shoqatave anëtare të UEFA-s, si dhe në pesë kryesoret. Futbollistët e marrë në konsideratë duhet të jenë stërvitur të paktën tri vite mes moshës 15 dhe 21-vjeçare që konsiderohet si “prodhim” i një klubi. 31 ligat e mbuluara korrespondojnë me ato të disponueshme në Atlasin Demografik.

Ajaxi i Amsterdamit kryeson tabelën në nivelin e 31 divizioneve kryesore me 85 lojtarë të stërvitur, përpara Benfikës me 73 lojtarë dhe Dinamos së Kievit me 72 lojtarë, ndërsa Reali i Madridit renditet i pari për futbollistët në “big-5” të Europës me 43 lojtarë të stërvitur përpara Barcelonës që ka 38 futbollistë.

Sportingu i Lisbonës kryeson (24 lojtarë) renditjen për klubet që kanë më shumë lojtarë në ligat jashtë “big-5” të Europës. Nga klubet jashtë Europës furnizuesi më i madhe është River Plate (Argjentinë) me 14 lojtarë.

Të fundit

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Lajme të tjera

Web TV