Dhunuan dhe kanosën me jetë Nikoll Bunën, merret i pandehur Ervis Martinaj dhe miku i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojrave të fatit i cili prej datës 8 Gusht 2022, nuk ka asnjë të dhënë rreth misterit, nëse është gjallë apo ka vdekur, rezulton të jetë marë i pandehur nga prokuroria e Laçit.

Çështja penale kundër tij është rregjistruar në gjykatën e Kurbinit për akuzën e “Kanosjes” kryer në bashkëpunim,pasi biznesmeni së bashku e Nikolin Nikën, dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një banorë të zonës.

Mësohet se megjithëse është e njëjta prokurori që po heton çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Martinaj, kjo gjë nuk i ka penguar prokurorët e Laçit, të marin të pandehur biznesmenin për një çështje tjetër kriminale, të ndodhur në 2 Tetor 2021 në Fushë-Kuqe.

Sipas dosjes hetimore pikërisht në këtë datë Ervis Martinaj së bashku me mikun e tij, Nikolin Nika, kanë keqtrajtuar dhe kanosur me jetë një 63-vjeçar të quajtur Nikoll Buna.

Denoncimi është bërë nga ky i fundit, por nuk ka dhënë shpjegim se pse është goditur dhe kanosur me jetë, nga Martinaj e miku i tij, Nikolin Nika.

Dyshimet policore flasin për një makinë të vjedhur në Fushë-Kuqe, dhe besohet se kjo ka qënë shkaku i këtij konflikti.

Nikoll Buna, ka treguar se është dhunuar dhe kanosur me armë, por prezenca e armës nuk është provuar nga ana e prokurorisë dhe komisariatit të Laçit.

Komunikimi i akuzës së “Kanosjes” i është bërë në mungesë Martinaj dhe Nikolin Nikës në datën 28 shtator 2022.

Pikërisht në këtë datë, prokuroria ka çuar në banesat e dy të pandehurve komunikimin zyrtar të akuzës.

Edhe miku i tij, Nikolin Nika, nuk ndodhet në Shqipëri pasi nga kërkimet e kryera rezulton se ndodhet jashtë shtetit.

Lexo edhe :  “Lufta” për mandatin/ Shabani nxjerr dokumentet në "tavolinë": Ja çfarë kemi nënshkruar

Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinaj, tashmë dihet nga të gjitha strukturat inteligjente në Shqipëri, të cilat janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, për të mësuar të vërtetën e humbjes së kontakteve me familjarët dhe miqtë e tij të afërt.

Por pavarësisht se ndaj Martinaj, nuk është gjendur asnjë e dhënë, sërisht ai vijon të ndiqet penalisht nga prokuroria e posaçme SPAK dhe prokuroria e Kurbinit, duke mos ju pushuar asnjë dosje penale.

Martinaj, humbi kontaktet në 8 Gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë.Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit,kanë vijuar hetimet por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rrezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë vetëm pak ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit në fillim të muajin Shtator 2022, vendosi të arrestojë punonjësin e operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij.

Të fundit

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV