Ish-drejtuesi i Policisë: Forca “Shqiponja” janë kthyer në strukturë gjobëvënësish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, duke folur në ABC, është shprehur se ekipi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit është kthyer në një strukturë gjobëvenësish.

Ai ka theksuar se “Shqiponjat” kanë harruar misionin e tyre që është t’u shërbejnë qytetarëve. Më tej ka shtuar se ata kapin persona që janë në shkelje dhe ju marrin para për të mos i ndëshkuar.

“Shqiponjat janë kthyer në një strukturë jo në shërbim qytetarëve. Se po reagon shumë ashpër. Harron që është në shërbim të qytetarit. Kemi rastin Rasha, kemi rastet e protestave që kapin të gjithë njerëzit dhe i dhunojnë. Është kthyer në një strukturë, dhe po jep imazh të keq të policisë. Absolutisht po. E veçoj dhe ju bëj thirrje për rishikim të kësaj strukture dhe mënyrën që funksionon. Kjo strukturë është kthyer edhe në gjobëvënës ndaj njerëzve. Mënyra e reagimit, më lë hije shumë të keqe”

“Në orët e vona ku mund të konsumohen lëndë, këta janë bërë raste që i gjuajnë këto raste u marrin para në këmbim për të mos e shoqëruar. Apo aq më tepër për të mos e arrestuar apo në rastet ku janë persona me armë pa leje. Ata i marrin para.”

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV