Kërkoi më tepër minuta, Inter merr vendimin për Kristjan Asllanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani nuk po kalon një moment të mirë në karrierë pasi nuk ka pasur shumë minuta te Interi.

Edhe pse u afrua si zëvendësuesi i Marselo Brozoviç, me këtë të fundit të dëmtuar prej kohësh, mesfushori i Kombëtares shqiptare e ka parë veten si zgjedhje të fundit, teksa trajneri Simone Inzagi ka preferuar në rolin e regjisë, Henrik Mikitarjan dhe Hakan Çalhanollunë.

Së fundmi, sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, Interi ka marrë vendimin për ta huazuar shqiptarin tek një klub që i garanton minuta dhe kjo skuadër mund të jetë Empoli, ekip ku zikaltërit e morën me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Para disa ditësh në media italiane u fol se 20-vjeçari shqiptar kërkoi aktivizim të shumtë dhe skuadra milaneze pritet ta huazojë në muajin janar, me shumë mundësi te toskanët e Empolit.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV