Lucas Hernandez “ngushëllon” katalanasit: Eliminimi i Barçës do të ishte goditje e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucas Hernández, pak më shumë se 24 orë përpara se skuadra e tij, Bayern Munich, të vizitojë Camp Nou përpara ndeshjes së pestë të Ligës së Kampionëve, foli në “El Partidazo de la COPE” për ndeshjen e së mërkurës dhe qëndrimin e tij në klubin bavarez.

Mbrojtësi foli përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Barçës, në një ndeshje në të cilën Blaugranat mund të eliminoheshin matematikisht nga Champions League para se të luanin ndeshjen, në rast se Interi mposht Viktoria Plzen disa orë më parë në San Siro. Eliminimi i Barçës do të ishte një goditje e rëndë për të gjithë”, tha Lucas.

“Personalisht, me projektin që ata po bënin në parasezon, mendova se kalimi në 1/16 do të ishte mes nesh dhe Barcelonës”, ka rrëfyer ai.

I pyetur se si do ta përballojë Bayerni këtë lojë jetë a vdekje për Barçën, francezi u shpreh: “Mentaliteti i Bayernit është gjithmonë fitues. Ne do të dalim për fitore pavarësisht se çfarë do të ndodhë”. Ai gjithashtu kishte fjalë për ish-shokun e tij të skuadrës Robert Lewandowski: “Ai është një lojtar i madh dhe shpresoj që ai të vazhdojë të bëjë vitin që po bën”.

Lojtari i Bayernit, i cili u largua nga Atlético de Madrid në vitin 2019 për 80 milionë euro, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në klubin ku është stërvitur për 12 sezone: “Nëse një ditë lind opsioni i rikthimit në Atlético, pse jo? Do të doja të ndodhte. Është diçka e bukur”, ka rrëfyer ai.

Mbrojtësi, i cili ka humbur muajin e fundit të kompeticionit për shkak të dëmtimit, ishte shumë mirënjohës për ish-klubin e tij: “Që jam tani në Mynih është pjesërisht falë Atlético. Ata më morën kur isha i vogël dhe më dhanë gjithçka”.

Lexo edhe :  "Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!" Modric replikon me TV katalanas

Pak më pak se një muaj para fillimit të Kupës së Botës në Katar, Lucas i dha favoritët e tij për të ngritur trofeun: “Për mua favorite është Franca. Do të doja të luaja finalen kundër Spanjës”.

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV