Shqiptari vret marokenin në Milano, pasi e qëlloi i tha: Mëso të respektosh femrat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e një 45-vjeçari maroken në Cornaredo, Milano. Sipas mediave italiane e dashura e shqiptarit kishte bërë debat me marokenin dhe kaq ka mjaftuar që shqiptari të nxjerrë armën dhe të qëllojë ndaj tij.

Të dielën në mbrëmje, banorët e zonës qendrore të Cornaredo kanë telefonuar policinë pasi kanë dëgjuar disa të shtëna pranë një lokali të zonës. Kur policia ka shkuar në vendngjarje, ka gjetur një makinë në mes të rrugës dhe një burrë brenda saj i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të 2 plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se sherri mes marokenit dhe të dashurës së shqiptarit ka nisur brenda lokalit. Sapo marokeni ka dalë jashtë lokalit, shqiptari e ka qëlluar disa herë me armë. 45-vjeçari maroken ka hipur brenda makinës për të shkuar në spital por ka humbur ndjenjat.

Mësohet se shqiptari pasi ka vrarë shtetasin maroken i ka thënë: “Kështu do mësosh të respektosh femrat.”

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV