Zgjedhjet më 14 maj, Ilir Meta ‘shpall fitoren’ 7 muaj para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët pritet të votojnë për pushtetin vendor më 14 maj të vitit 2022, në një palë zgjedhjesh që vijnë pas zgjedhjeve të bojkotuara të vitit 2019 dhe pas kontrollit të 60 prej 61 bashkive nga ana e Partisë Socialiste. Presidenti Bajram Begaj publikoi dekretin për zgjedhjet vendore të hënën.

Mirëpo, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka shpallur fitoren 7 muaj para se të mbahen zgjedhjet vendore.

Meta ka deklaruar se 14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se Partia e Lirisë do garantojë rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë dhe do të jetë zëri i qytetarëve në kërkimin e llogaridhënies.

“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta në rrjete sociale.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV