Agron Shehaj humb përballjen në Gjykatë/ “Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Agron Shehaj ka bërë me dije se ka humbur përballjen në Gjykatë ndaj policisë, përsa i përket çështje për mbylljen e biznesit të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se gjykata ka vendosur në favor të Edi Ramës, duke e quajtur procesin ja fars, dhe duke thënë se policia fitoi pa paraqitur asnjë provë.

Deputeti thotë se nuk do të ndalet dhe se beteja  ligjore do të vazhdojë deri në Strasburg.

“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë.

Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës.

Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi.

Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet.

Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!”, shkruan Agron Shehaj

Të fundit

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV