Lici iku në Turqi nga Kosova/ Nisin hetimet për spiunin që nxori shkresën nga Prokuroria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Publikimi në media i këtij dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithme, ka ngritur në këmbë prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda rradhëve të saj.

Dokumenti flet për një praktikë ligjore ndaj Ibrahim Licit të Shkodrës, e cila është nisur në 21 Tetor 2022 nga prokuroria qëndrore në Tiranë, në drejtim të prokurorisë së Shkodrës.

Shkresa përmes së cilës kërkohet nga pala e Drejtësisë Turke, informacion dhe materiale hetimore në ngarkim të Ibrahim Licit, ka mbëritur në Shkodër, ditën e hënë në 24 prill.

Po në këtë ditë shkresa është sigluar në kryesekretarinë e prokurorisë Shkodër, me numrin hyrës të institucion Nr. 657/2.

Por në rrethana të paqarta, ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerë me shumë urgjencë nga muret e brendshme të prokurorisë, duke ja dërguar përmes aplikacioneve telefonike, palëve të paautorizura, për tu njohur me përmbajtjen e kësaj shkrese.

Prokuroria e Shkodrës e cila po ndjek më vëmëndje rastin, ka ngritur dyshime të forta se pikërisht palët e treta që janë njohur me përmbajtjen e shkresës, janë ato që kanë nxjerë një ditë më pas, në 25 Prill, në media dokumentin në fjalë.

Për këtë fakt prej dy ditësh në Shkodër është nisur një hetim administrativo-Penal, me qëllim zbulimin e personit që ka nxjerë me shumë urgjencë dokumentin e Zyrës së Marëdhënieve me Jashtë.

Sekretare dhe punonjës, të tjerë të kësaj prokurorie janë duke u hetuar dhe për këtë gjë prokuroria është duke verifikuar kamerat e brendshme të institucionit.

Nga ana tjetër burime të sigurta nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Ibrahim Licit, nuk është marë asnjë masë arresti në Turqi.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

“…është vërtetuar se Ibrahim Lici, në 24 korrik 2021, ka udhëtuar nga Kosova në teritorin Turk, duke përdorur një linjë ajrore. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij Shqiptare, të nxjerë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit. Agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të Licit”-tha një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se lokalizimi i bazës ku besohej se fshihej Ibrahim Lici në Turqi, është kryer përmes një vajze që është e dashura e tij.

Kjo e fundit rezulton të jetë ndjekur nga dy agjentë të FAST, të cilët në datën 19 Tetor 2022 së bashku me policinë Turke, kanë bërë një kontroll në banesë.

Në apartamentin ku dyshohej se fshihej Ibrahim Lici, nuk është gjendur objektivi i Policisë së Shtetit, e për pasojë deri në këtë fazë, nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia për arrestimin e tij.

Ibrahim Lici, vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit Turk. Ndërsa drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për ti vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës.

Çështje në të cilën Lici është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Për vrasjen e Endri Mustafës të ndodhur në 15 Maj 2021 në zonën e “Livadhes” në Shkodër, gjykata e këtij qyteti dënoi me 12 vite burgim 15-vjeçarin Ergys.M, si person që ka nxjerë në pritë viktimën natën e krimin.

Të fundit

NASA drejt bërjes së historisë, anija kozmike e saj tenton afrimin më të afërt me Diellin

Një anije kozmike e NASA-s po përpiqet të bëjë histori me afrimin më të afërt ndonjëherë me Diellin. Sipas mediave...

“Më ngritën në ajër 2-3 oficerë”/ Gjekmarkaj vazhdon dramën edhe pas daljes nga spitali

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate publike pas daljes nga spitali, ku u shtrua pasi humbi ndjenjat...

Mosbindja civile, policia arrestoi 7 qytetarë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Opozita vijoi të hënën me mosbindjen civile, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Mësohet se policia...

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetarja Keti Banushi. Kujtojmë se Bardh...

“Shkodra Elektronike” flet për herë të parë pas fitores në Festivalin e 63 të këngës

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Të ftuar në...

Lajme të tjera

Web TV