“S’ka ndodhur as në drejtimin e Topallit apo Ruçit”/ Tabaku: S’na bëni dot për budallenj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, po diskutohet projektbuxheti i vitit 2023.

Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje.

Gjithashtu Tabaku reagoi me kritika ndaj qeveria, duke theksuar se arroganca vjen prej kësaj të fundit.

Ndër të tjera bëri me dije se në asnjë fletë nuk është e plotë paketa fiskale.

“A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Do kisha dashur që argumentet tona t’i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tri ligje, ndërsa tri ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur”, është shprehur Tabaku.

“Nuk e kemi paketën e plotë fiskale në asnjë fletë. Nuk ndahet buxheti i shtetit dhe projektligjet financiare, këto gjenerojnë efekte financiare që janë reflektuar në buxhet, kush është miratuar një ligj për lojërat e fatit, ne nuk mund të diskutojmë në ajër. Kurdo që ta ketë të nevojshme qeveria, të vijë dhe të diskutojmë, nuk mund të diskutojmë kështu, s’na bëni dot për budallenj. Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, unë besoj që sot ne duhet të marrim ligjet e paketës fiskale, t’i lexojmë ato dhe të diskutojmë siç thotë rregullorja e këtij parlamenti. Kam 24 orë që përpiqem. E kuptoj që kemi një arrogancë që vjen nga pushteti, por për 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të vijmë këtu, si nën drejtimin e Jozefina Topallit apo edhe të Gramoz Ruçit, të vijmë dhe të diskutojmë në këtë mënyrë. Kur të ketë koha ministrja të vijmë të diskutojmë sërish”.

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV