Udhëtimet me charter, reagon Rama: Çfarë neverie! Nuk është avion personal, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimit të grupit iranian “HoleadJustice”, ku tregohej se ai ka kryer qindra fluturime me charter. Rama thotë se këto udhëtime nuk janë bërë me charter personal, por me një avion me të cilën është akuzuar edhe më herët.

Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:

Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

 

 

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!

Të fundit

Mbretëria e Bashkuar i jep dritën jeshile centralit bërthamor për 45 miliardë euro

Qeveria britanike ka dhënë miratimin përfundimtar për një central bërthamor prej 38 miliardë paund (rreth 45 miliardë euro) në...

VIDEO/ Ergys Agasi shkon në SPAK, por ngatërron derën

Ergys Agasi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, por hyrja e tij ka shkaktuar më shumë të qeshura se sa kuriozitet për arsyen...

Punonjësi bie nga skela gjatë punimeve në një pallat, procedohet administratori (EMRAT)

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në një pallat në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga skela dhe ndodhet nën kujdesin...

Xhon Dillinger, supergrabitësi që u vra nga FBI pas shpine me pesë plumba

22 korrik 1934 Nga Leonard Veizi Për jetën e tij është realizuar një film i jashtëzakonshëm, dhe roli kryesor interpretohet nga një aktor po aq i...

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV