Revolucioni numër dy tek Barcelona, gati “fshesa” për veteranët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona në merkaton verore ishte një nga klubet më aktive, duke transferuar shtatë lojtarë. Katalanasit në total shpenzuan 153 milion euro, por ende pa nisur mirë sezoni katalanasit po përballen që tani me një mini krizë financiare.  Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona së shpejti do të ketë revolucionin e dytë. Synimi i Barcelonës është të reduktojnë shpenzimet dhe “katalanasit” do ta nisin nga “garda e vjetër”.

Gjithçka lidhet me një strategji që drejtuesit e kanë praktikuar edhe më parë me Lionel Messin. Argjentinasi u detyrua të largohej nga katalanasit për shkak se klubi nuk kishte mundësi të paguante pagën e tij. Për të shpëtuar sërisht nga kriza, drejtuesit do të bëjnë të pamundurën të largojnë nga klubi në janar Gerard Pique dhe Jordi Alba. Kontratat e të dy lojtarëve përfundojnë në verën e vitit 2024 por asnjëri prej tyre nuk dëshiron të largohet.

Pique ka nisur sezonin e tij të 15-të me Barcelonën. Deri tani në La Liga ai ka luajtur gjithsej katër sfida, ndërsa performaca e tij ka lënë shumë për të dëshiruar. Për Jordi Alba ky është sezoni i 11-të me Barcelonën. Në dy sezonet e fundit ai ka qenë padyshim një prej lojtarëve kryesor në organikën e Barcelonës por tani  për shkak edhe të moshës, 33-vjecari njëjtë si Pique është shëndërruar në një problem për katalanasit. Gjithçka do të shihet në janar, në rast se drejtuesit e Barcelonës do t’ia dalin mbanë për të zbatuar me sukses planin e mirëmenduar.

Të fundit

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

3 Korrik 1962: Lindja e Tom Cruise, një yll i kinemasë botërore

Më 3 korrik 1962, në Syracuse të Nju Jorkut, lindi Thomas Cruise Mapother IV, i njohur botërisht si Tom Cruise – një nga aktorët...

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) “Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën...

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën...

Lajme të tjera

Web TV