Klubet e mëdha europiane i janë vënë pas, PSV vendos çmimin për Cody Gakpo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cody Gakpo është njëri nga sulmuesit më në formë në kampionatet evropiane.

Sulmuesi holandez ka statistika të jashtëzakonshme këtë edicion me PSV Eindhoven dhe është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.

23-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë duke pasur statistika të jashtëzakonshme.

Skuadra si Manchester United, Milan, Roma, Chelsea, Tottenahm Hotspur, Borussia Dortmund, Atletico Madrid e Juventus janë në kërkim të anësorit këmbëshpejtë.

Kontrata e Gakpos me PSV skadon në verën e vitit 2026, por gjiganti holandez është i hapur ta shes yllin e tyre qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gjendja jo e mirë financiare e klubit sipas gazetës holandeze ‘De Telegraf’ ka bërë që ata t’i njoftojnë klubet e interesuara për çmimin e Gakpos.

PSV është gati ta shes yllin e tyre nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV