Barazimi ndaj Girona-s, drejtori sportiv i Realit: Arbitrazhi ka qenë shumë i çuditshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori sportiv i Real Madrid, Emilio Butragueño u shpreh pas barazimit kundër Girona-s (1-1) në një ndeshje të vendosur nga penalltia e dyshimtë për një prekje me dorë të Asensios se “arbitrazhi ka qenë shumë i çuditshëm”.

“Jo vetëm interpretimi i atyre episodeve, e gjithë ndeshja, që nga fillimi ka qenë… e vështirë për t’u kuptuar. Nuk na pëlqen të flasim për arbitrazhe, por ajo që kemi dëshmuar sot në Bernabeu ka qenë shumë e çuditshme”, tha ai për mediat e klubit madrilen.

Butragueño e përshkroi veprimin e penalltisë së Asensio që shkaktoi golin e barazimit të Stuanit si “vendimtar” dhe diskutoi vendimin e arbitrit për të përjashtuar Toni Kroos me kartonin e dytë të verdhë.

“Skuadra është përpjekur. Me rezultatin 1-0 skuadra ka mundur të shënojë golin e dytë me atë gjuajtje të Asensio dhe më pas ka ardhur vendimi i penalltisë, që ka qenë vendimtar për të ardhmen e ndeshjes, dhe më pas përjashtimi i Kroos, i cili është rigoroz, le ta themi kështu”, tha ai.

“Është turp që nuk mundëm të fitonim sepse vinim nga një ecuri fantastike. Por ndonjëherë në futboll ka ndeshje që shkojnë në një drejtim të papritur dhe sot për fat të keq kishim gjithçka kundër vetes”, theksoi ai.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV