Veliaj: Ata që shajnë kullat në Tiranë, aty kanë shtëpitë dhe zyrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në forumin Designing Together, që ka bërë bashkë arkitektë nga kudo.

Ai foli për transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në 7-8 vitet e fundit, me investime të mëdha si Sheshi Skënderbej, Unaza e Madhe, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, por edhe në faktin se destini i Tiranës është të zhvillohet si qytet metropolitan.

Për këtë arsye, Veliaj preku edhe debatin për ndërtimet dhe nevojën që ka Tirana për t’u zhvilluar.

Duke përmendur ata që e shajnë Tiranën për ndërtimet, ai tha se çdo investim që bëhet në qytet ka një emër dhe mbiemër, ndaj nëse dikush do të denoncojë dikë që pastron para, le ta bëjë këtë duke e thënë me emër e mbiemër.

“Dua të adresoj një trend, i cili nuk ndodh vetëm në arktitekturë dhe urbanistikë, por ndodh jashtëzakonisht shumë në politikë dhe në media. E kam fjalën për këtë modën për të sharë dhe për të folur keq për vendin tonë. Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Por, nëse në një raport që flet për këto ndërtime, citohet një ekspert anonim i pastrimit të parave, kjo nuk shkon! Të shkosh e të shërbesh për të sharë vendin tënd dhe për të krijuar një histeri aty nuk ka, pa e kuptuar se kjo industri e shpëtoi Shqipërinë gjatë pandemisë, nuk bën. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E keni vënë re që ka vite që nuk shohim njerëz që kërkojnë punë aty? Ne inspektuam punimet te Piramida dhe pa e ekzagjeruar, 80% e punëtorëve ishin indianë. Prandaj, pyetja është: Nëse dimë dikë që pastron para, duhet ta denoncojmë tani. Por, me emër dhe mbiemër. Jo me anonim. Jo për të marrë një kontratë konsulence dhe për të sharë vendin tonë. Nuk ka vend në botë që e luan këtë sport kaq agresivisht, sa e luajmë ne. Shaj dhe shpif. Unë e kuptoj se po afron fushata, ndaj do dëgjojmë lloj-lloj çudirash. Edhe ata që shajnë jetojnë në kulla. Zyrën e tyre e kanë në një kullë dhe kulla e tyre është OK, por kulla e tjetrit është pastrim parash, është punë mafiozësh”, deklaroi Veliaj.

Të fundit

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur...

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla...

100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e...

Masakra e 15 korrikut 1927 në Vjenë, kur përplasja politike u kthye në gjakderdhje

Më 15 korrik 1927, Vjena u trondit nga një ngjarje tragjike që la pas vetes 90 protestues të vrarë, rreth 600 të plagosur, si...

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet Njoftimi i Policisë Specialistët e Stacionit të...

Lajme të tjera

Web TV