Vetëm 15 vjeç/ Veliaj pret kampionen e skive që garon për ngjyrat kuqezi: Krenar për ty!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti i fundit ka qenë “i artë” për sportin shqiptar, duke qenë se kampionë si Luiza Gega apo Zelimkhan Abakarov kanë marrë medalje ari.

Sakaq, nuk mungon mbështetja edhe për artistët e rinj. Së fundmi skiatorja e talentuar, Lara Colturi u prit në një takim nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai vlerësoi talentin e saj dhe e siguroi për mbështetjen e bashkisë në vijim.

“Lara është skiatorja jonë fantastike. Është shumë e re, vetëm 15 vjeç, por një talent i jashtëzakonshëm. Mezi pres që, jo vetëm si skiatore e klubit tonë të Tiranës, por edhe si dikush që vesh uniformën kuqezi, të na përfaqësojë në kompeticionet e ardhshme. Do të sigurohemi që, i gjithë komuniteti i sipërmarrësve, teksa shohin se kemi një talent me ngjyrat e flamurit tonë, të na mbështesin që tani. Kemi parë se kur mbështesim talentet tona në shumë fusha, qoftë në atletikë, peshëngritje, mundje, apo në ski, kemi parë se ka pasur rezultat. Ne duam të jemi pjesë e suksesit tënd, edhe automatikisht suksesi yt është edhe suksesi ynë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV