Merkato e janarit do të jetë e nxehtë për Barçën, priten katër largime dhe dy afrime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
  1. Barcelona ishte njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror në tregun e transferimeve.

Katalunasit ishin aktivë duke transferuar emra të mëdhenj si Robert Lewandowski, Jules Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen, Hector Bellerin, Marcos Alonso apo Raphinha, por edhe larguan shumë prej tyre.

Megjithatë edhe janari pritet të jetë shumë i nxehtë në kampin katalunas.

Gjiganti nga La Liga synon t’i transferojë dy futbollistë në janar dhe t’i largojë katër nga ta.

Ideja e drejtuesve të klubit që kanë rënë dakord me trajnerin, është që të ofrohet një mesfushor dhe një mbrojtës i djathtë në afatin kalimtar të janarit.

Xavi dhe drejtuesit e klubit janë duke kërkuar të nënshkruajnë me një zëvendësues për Sergio Busquets, kontrata e të cilit po përfundon dhe nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.

Për ta zëvendësuar kapitenin në krye të listës qëndron portugezi i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves i cili edhe vet ka pranuar se i pëlqen fakti që emri i tij është i lidhur me Barcelonën.

Sa i përket mbrojtësit të djathtë aktualisht në Camp Nou janë Hector Bellerin dhe Sergio Roberto, por asnjëri nuk bind dhe Xavi shpesh herë në atë pozitë ka vendosur qendërmbrojtësit si Jules Kounde apo Roland Araujo.

Ka disa emra që janë në listën e gjigantit katalunas për krahuj e djathë të mbrojtjes si Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen), Vanderson (Monaco), Denzel Dumfries (Inter) apo Diego Dalot (Man Utd), me portugezin që mbetet favoriti dhe lojtari i pëlqyer nga klubi.

Por klubi pritet të jetë aktiv edhë në shitjen e futbollistëve ku pritet largimi i katër prej tyre.

Dy veteranët e ekipit Gerard Pique dhe Jordi Alba janë në krye të listës për tu larguar pasi Xavi nuk i ka në planet e tij dhe kanë paga shumë të mëdha.

Lexo edhe :  Konfirmimi i presidentit të UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia

Dëshira e klubit është ta largojnë edhe Frenkie de Jong, por holandezi po refuzon një largim nga Camp Nou.

Dy emrat e tjerë që pritet të largohen në janar nga Barcelona janë Memphis Depay e Franck Kessie, pasi asnjëri nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion.

Të fundit

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Lajme të tjera

Web TV