Ndërtimet në Tiranë/ Veliaj: Ata që shajnë kullat, aty kanë shtëpitë dhe zyrat e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se kush ka ndërtuar në Tiranë nuk janë anonim, por kanë një emër dhe mbiemër. Për të shkuar më tej, kryebashkiaku theksoi se ata që shajnë kanë blerë vetë njësi banimi apo shërbimi.

Arkitektë profesionistë, urbanistë dhe të rinj u bënë bashkë në forumin Designing Together – Projektojmë së Bashku, për të diskutuar mbi hapësirat publike, lëvizshmërinë, çfarë do të thotë të jetosh në komunitet dhe urbanizimin. Forumin e debatit e përshëndeti edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit preku edhe debatin për ndërtimet dhe nevojën që ka Tirana për t’u zhvilluar. “Herën e fundit kur ishim në këtë sallë, patëm një konkurs për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Filozofia e planit urbanistik në një Tiranë, e cila rritet me 30 mijë banorë çdo vit, ka qenë një filozofi që thotë – për sa kohë nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk e përballojmë dot me buxhetin tonë një metro që kushton 300 milion euro km, për sa kohë e kemi të kufizuar hapësirën bujqësore dhe hapësirën e gjelbër në kurorën e Tiranës, kemi dy mundësi: ose të shkatërrojmë periferitë dhe të shtrihemi si qytet deri në Elbasan apo në Durrës, në Bizë të Martaneshit apo në Ndroq, ose rritemi në volum në lartësi, për të siguruar të lirojmë sa më shumë hapësira, në një qytet i cili është i destinuar të rritet në mënyrë të pandalshme”, tha ai. Duke përmendur ata që e shajnë Tiranën për ndërtimet, ai tha se çdo investim që bëhet në qytet ka një emër dhe mbiemër, ndaj nëse dikush “do të denoncojë dikë që pastron para, le ta bëjë këtë duke e thënë me emër e mbiemër”. “Dua të adresoj një trend, i cili nuk ndodh vetëm në arktitekturë dhe urbanistikë, por ndodh jashtëzakonisht shumë në politikë dhe në media. E kam fjalën për këtë modën për të sharë dhe për të folur keq për vendin tonë. Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Por, nëse në një raport që flet për këto ndërtime, citohet një ekspert anonim i pastrimit të parave, kjo nuk shkon! Të shkosh e të shërbesh për të sharë vendin tënd dhe për të krijuar një histeri aty nuk ka, pa e kuptuar se kjo industri e shpëtoi Shqipërinë gjatë pandemisë, nuk bën. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E keni vënë re që ka vite që nuk shohim njerëz që kërkojnë punë aty? Ne inspektuam punimet te Piramida dhe pa e ekzagjeruar, 80% e punëtorëve ishin indianë. Prandaj, pyetja është: Nëse dimë dikë që pastron para, duhet ta denoncojmë tani. Por, me emër dhe mbiemër. Jo me anonim. Jo për të marrë një kontratë konsulence dhe për të sharë vendin tonë. Nuk ka vend në botë që e luan këtë sport kaq agresivisht, sa e luajmë ne. Shaj dhe shpif. Unë e kuptoj se po afron fushata, ndaj do dëgjojmë lloj-lloj çudirash. Edhe ata që shajnë jetojnë në kulla. Zyrën e tyre e kanë në një kullë dhe kulla e tyre është OK, por kulla e tjetrit është pastrim parash, është punë mafiozësh”, deklaroi Veliaj. Ai u shpreh se ky forum është edhe një takim për gjeneratën e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme. “Nëse në mandatin tonë të parë fokusi ishte te rregullimi i hapësirave ikonike të qytetit, si Pazari, Kalaja, Liqeni, Sheshi Skënderbej, Unaza e Vogël dhe Unaza e Madhe, në mandatin e dytë, në fakt, u kthyem kryesisht si një ekip zjarrfikësish. Pas asaj që ndodhi me tërmetin, Bashkia dhe komuniteti ynë, edhe i urbanistëve, u kthye në një ekip emergjencash. Çdo ditë përballeshim me nga një emergjencë, zbulonim një pallat që nuk i mbante struktura apo diskutonim a e kishte kaluar 70% të kostos së riparimit. Por, një emergjencë mund ta shohësh si fatalist ose si mundësi. Më pas erdhi pandemia dhe tani lufta e mallkuar në Ukrainë, që rriti çmimet në të gjithë botën. Megjithatë, ne jemi një nga qytetet që i përdori emergjencat si mundësi për të bërë më mirë”, tha Veliaj. Më tej, ai sqaroi edhe nevojën për të ndërtuar në Tiranë. “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të menaxhojmë rritjen e Tiranës. Nuk e di se çfarë përfaqësoni, por me statistikë edhe në këtë sallë, mbi 90% e juaja është e ardhur në Tiranë, dhe vetëm 10% prej jush janë këtu me stërgjyshër nga Tirana. Nëse është ky realiteti, atëherë duhet me u sjellë sipas këtij realiteti. Mos të fillojmë një histeri kolektive për ndërtimet në Tiranë, pasi e dimë fare mirë se në vitet kur Bashkia e Tiranës ishte e paaftë për të dhënë leje ndërtimi, e pamë se çfarë prodhoi. Njerëzit do të vinin në Tiranë me çdo kusht, por nëse bashkia nuk mban hapin e demografisë, atëherë sigurisht ata do të mbajnë hapin e ambicieve të tyre, duke u përkthyer në ndërtime pa leje”, përfundoi kryebashkiaku.

Të fundit

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

Lajme të tjera

Web TV