Risitë/ I vihet kyçi arkivës, Lame: Të gjitha online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, tha se arkivës së Lushnjes ju vu kyçi, pasi çdo gjë kaloi online. Kreu i Kadastrës theksoi se do të punohet me Tropojën sepse ka interes të agroturizmit. Ndërsa po vijon puna për digjitalizimin e dy bashkive të mëdha, Tiranës dhe Durrësit.

Arkivit të dokumenteve të Kadastrës së Lushnjes i është vënë kyçi pasi tani më të gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht. Në total në këtë bashki janë 1,5 mln dokumente të skanuara në 122 Zona Kadastrale. “Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për Bashkinë Lushnje. Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit. U bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan proçesit të Digjitalizimit. Kartelat e digjitalizuara janë importuar ne sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës por i gjithë historiku i saj. Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet impresionant. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjen u përpunuan:122 Zona Kadastrale; 710 Volume; 92.000 referenca pasurish; 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara; 1,5 milion dokumenta të skanuara”, deklaroi Lame. Duke u ndalur të Tirana e Durrësi, 2 bashkitë më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe Krujën e Kavajën, Lame njoftoi se janë skanuar deri më tani 5.5 mln dokumente, ose gjysma e arkivit. Nisur nga problemet e mëdha që qytetarët kanë hasur me pronat, Lame theksoi se ky hap është shumë i rëndësishëm pasi çdo ndryshim më i vogël lë gjurmë në sistem. “Qytetarët nuk do kenë më përballë Kadastrën, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin Tuaj. Faza e radhës do të jetë përfundimi i këtij procesi për Durrësin (përfshirë dhe Kavajën) dhe Tiranën (përfshirë dhe Krujën), ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milion dokumenteve, ose rreth 50% e të gjithë volumit të punës. Siç e shihni bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, që kërkojnë edhe trajtim po kaq voluminoz. Mjafton të themi që çdo ditë në Qendrën e Kadastrës Dixhitale dixhitalizohen 4000 kartela dhe skanohen rreth 54.000 dokumenta pronësore”, tha Lame. Ky proces do të vijojë me Tropojën, tha Lame, për shkak të fluksit të madh të kërkesave për agroturizëm. “Brenda këtij viti ky proces do të përfundojë edhe në Bashkinë e Tropojës. Duket si një Bashki periferike, por të mos harrojmë që perspektiva turistike e ka kthyer në një qendër me shumë kërkesa dhe nevoja”, u shpreh Drejtori i Kadastrës. Në fund, Lame sqaroi se ky proces i sjell disa të mira qytetarit, si rrit saktësinë e informacionit të marrë, rrit shpejtësinë e dhënies së shërbimit dhe mbi të gjitha rrit sigurinë e pronës.

Të fundit

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Lajme të tjera

Web TV