Shpërndau në media të dhëna sekrete/ Pezullohet nga detyra punonjësja e Prokurorisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës K.G, është pezulluar nga detyra pasi dekonspiroi operacionin për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Mësohet se ajo ka fotografuar dhe shpërndarë në media kërkesën për ekstradimin nga Turqia të Ibrahim Licit.

Ajo është vënë nën hetim edhe për ‘zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

‘Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media. Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.  Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.’-njofton prokuroria.

 

Të fundit

“Shqipëria, destinacion që nuk duhet humbur në 2025”

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për...

“Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama inspekton punimet

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vjetër, e...

Numri i të vdekurve nga lufta në Gaza mund të jetë 40% më i lartë

Një raport tregon se numri i viktimave mund të jetë rreth 40 përqind më i lartë në 9 muajt e parë të luftës në...

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025

TIRANE Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri...

Mblidhet grupi parlamentar i PD! Në fokus vota e diasporës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot, për të diskutuar për regjistrimin e votës se diasporës. Gjatë fjalës së tij në mbledhje kreu i...

Lajme të tjera

Web TV